Yadah Daily Vege Mask – Seaweed

Regular price
Lek 270.00
Sale price
Lek 270.00
Regular price
Tax included.

1 Sheet

Kujdes total rigjenerues me maskë të fermentuar

E pasuruar me Hydrolyzed F-Fucoidan dhe një shumëllojshmëri algash detare, kjo maskë sheet ndihmon në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës duke e hidratuar thellësisht dhe duke mbështetur rigjenerimin e qelizave të reja. E krijuar me fletë celuloze biodegraduese, kjo maskë si lëkurë e dytë i jep lëkurës një boost rigjallërues për pamje të butë dhe të hidratuar.

Elasticitet, detox dhe lëkurë e mbushur

Me fuqi nga chlorella, sea mustard, kelp dhe spirulina, kjo maskë ofron kujdes antioksidant, anti-inflamator, të pasur me vitamina dhe detoxifikues për të përmirësuar elasticitetin dhe për ta lënë lëkurën të ushqyer e të mbushur.

Hidratim i thellë me përshtatje perfekte

Fleta e celulozës me origjinë nga eukalipti përshtatet në mënyrë perfekte me lëkurën, duke siguruar depërtim efektiv të përbërësve aktivë dhe rehati të plotë.

Vegan, biodegraduese dhe clean

E certifikuar vegan dhe 100% biodegraduese, kjo maskë është miqësore me mjedisin dhe e formuluar me përbërës EWG Green Grade, pa substanca të dëmshme.

Problematikat e lëkurës
  • Tharje
  • Anti-age / shenja plakjeje
  • Teksturë e pabarabartë e lëkurës
  • Humbje shkëlqimi
Tipet e lëkurës
  • Të gjitha tipet e lëkurës
  • Lëkurë e ndjeshme
Përbërësit kryesorë

Hydrolyzed F-Fucoidan (Alga detare) - I pasur me antioksidantë mbrojtës që ndihmojnë në rritjen e hidratimit dhe mbrojtjes së lëkurës, përmirësojnë mikrocirkulimin e gjakut dhe ndihmojnë kundër foto-plakjes.

Adenosinë - Përbërës qetësues dhe rigjenerues për lëkurën me veti të fuqishme anti-inflamatore, që stimulon qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në prodhimin e kolagjenit.

Lista e plotë e përbërësve - Water/Aqua, Glycerin, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Dipotassium Glycyrrhizate, Hydroxyacetophenone, Allantoin, Caprylyl Glycol, Sodium Polyacrylate, Betaine, Adenosine, Panthenol, Xanthan Gum, Disodium EDTA, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed F-Fucoidan(10ppm), Chlorella Vulgaris Extract (10ppm), Spirulina Platensis Extract(10ppm), Undaria Pinnatifida Extract(10ppm), Laminaria Japonica Extract(10ppm), Ascophyllum Nodosum Extract(10ppm), Ethylhexylglycerin, Dipropylene Glycol

Përdorimi

Pas pastrimit dhe tonikut, nxirreni maskën nga paketa dhe vendoseni në mënyrë të njëtrajtshme mbi fytyrë. Përshtateni sipas formës së fytyrës dhe lëreni për 10-15 minuta. Hiqeni maskën dhe prekeni lehtë lëkurën që esenca e mbetur të përthithet.

Për rezultate edhe më të mira...

Shiko më shumë