Vështirësi për të fjetur, net të shqetësuara, zgjime gjatë natës… Fuqia e bimëve për net më të qeta!
Petit Chêne® SOMMEIL është formuluar posaçërisht me ekstrakte të Lulëkuqes së Kalifornisë, Melisës, Livandos dhe Passiflora-s, për të gjithë ata që herë pas here kanë vështirësi për të fjetur.
Ky kombinim i bimëve të përzgjedhura me kujdes ndihmon në lehtësimin e gjumit dhe kontribuon gjithashtu në përmirësimin e cilësisë së gjumit dhe në reduktimin e zgjimeve gjatë natës.
Me aromën e tij natyrale të luleshtrydhes, Petit Chêne® Sommeil përmban më shumë se 10 500MG përbërës aktivë për dozë ditore.
Phyto nga natyra!
Solucionet e pijshme Petit Chêne® formulohen me ekstrakte bimore dhe zhvillohen në Francë, në zonën Monts du Lyonnais.
Përdorimi i një përbërësi teksturues të përftuar nga lëkura e limonit, aromave natyrale dhe frutore, si dhe indeksi i ulët glicemik falë shurupit të agaves dhe sheqerit të rrushit, e bëjnë këtë një linjë me formula të thjeshta, të sigurta dhe pa përbërës të panevojshëm, të përshtatshme për të gjithë familjen.
Lulëkuqja e Kalifornisë ndihmon në përmirësimin e cilësisë së gjumit natyral dhe kontribuon në relaksim optimal.