Obagi® Medical Nu-Derm® Toner

Regular price
Lek 6,800.00
Sale price
Lek 6,800.00
Regular price
Tax included.

198ML

Toner hidratues, pa alkool

Më i përshtatshëm për:

  • Lëkurë normale në të yndyrshme, normale në të thatë dhe mikse.

Një hap i rëndësishëm në rutinën e përditshme të kujdesit për lëkurën, Obagi Nu-Derm Toner është një toner pa alkool dhe që nuk e than lëkurën, i krijuar për të balancuar dhe ndihmuar në ruajtjen e pH-së natyrale të lëkurës. Përdoreni pas pastrimit për të ndihmuar në largimin e papastërtive dhe qelizave të vdekura, si edhe për të përgatitur lëkurën për produktet e mëpasshme.

Përbërësit kryesorë

Witch Hazel - Njihet për vetitë e tij qetësuese dhe për aftësinë për të ndihmuar në largimin e yndyrës së tepërt.

Aloe - Një përbërës që ndihmon në ruajtjen e lagështisë dhe ka veti qetësuese dhe antioksiduese.

Lista e plotë e përbërësve

aqua/water/eau, hamamelis virginiana (witch hazel) water, aloe barbadensis leaf juice, phenoxyethanol, sodium PCA, potassium alum, panthenol, polysorbate 80, glycerin, ethylhexylglycerin, allantoin, fragrance (parfum), borago officinalis extract, salvia officinalis (sage) leaf extract, calendula officinalis flower extract, saponins, blue 1.

Përdorimi

Përdoreni çdo ditë pas pastrimit dhe tundeni para përdorimit. Lagni mirë një pambuk me produkt dhe kalojeni butësisht në fytyrë. Mos e shpëlani. Përdoreni 2 herë në ditë: në rutinën e mëngjesit dhe të mbrëmjes.

Për rezultate edhe më të mira...

Shiko më shumë