Obagi® Medical OBAGI HYDRATE® HYDRATE LIGHT® Weightless Gel Cream

Regular price
Lek 7,200.00
Sale price
Lek 7,200.00
Regular price
Tax included.

50ML

Krem hidratues xhel, ultra i lehtë

Më i përshtatshëm për:

  • Lëkurë të dehidratuar.
  • Lëkurë normale në të yndyrshme, normale në të thatë dhe mikse.

Një hidratues i lehtë, i provuar klinikisht se ndihmon në rikthimin e hidratimit për 24 orë. Formula është pa vaj, jo-komedogjene dhe hipoalergjike, ndërsa ndihmon në rigjallërimin e barrierës së lagështisë së lëkurës dhe në mbështetjen e shëndetit të përgjithshëm të saj.

Obagi Hydrate Light® Weightless Gel Cream Moisturizer ka një teksturë xhel-krem pa peshë dhe me përthithje të shpejtë. Formula përmban si humektantë, që tërheqin lagështinë drejt lëkurës, ashtu edhe përbërës okluzivë, që ndihmojnë në ruajtjen e saj.

Së bashku, këta përbërës ndihmojnë në hidratimin e lëkurës, rikthimin e barrierës së lagështisë dhe e lënë atë me pamje më të plotë dhe më të lëmuar, pa bllokuar poret.

Ky produkt i koleksionit Hydrate është formuluar për të gjitha llojet e lëkurës. Tekstura e lehtë, ajrore dhe me përthithje të shpejtë është veçanërisht e përshtatshme për stile jetese aktive dhe klima të ngrohta e me lagështi.

Teknologjia e përthithjes së shpejtë e bën të përshtatshëm si për rutinën e ditës dhe aplikimin e make-up-it në shtresa, ashtu edhe për ushqyerje të lehtë gjatë natës, duke e mbështjellë lëkurën me një shtresë freskuese hidratimi që zgjat deri në 24 orë.

Një Obagi Hydrate për çdo lëkurë dhe çdo moment.

Përbërësit kryesorë

Tara Seed Extract - Molekulat e matricës së Tara Seed Extract ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe në parandalimin e humbjes së ujit. Kjo teknologji ndihmon në përmirësimin e pamjes dhe teksturës së lëkurës, duke mbështetur hidratimin e epidermës dhe ruajtjen e lagështisë.

Hidratues të avancuar

  • Polyglutamic Acid – Humektant i fuqishëm që ndihmon në sigurimin e hidratimit deri në 24 orë, me një teksturë të lehtë, të ajrosur dhe me përthithje të shpejtë.
  • Glycerin – Një nga humektantët standard në skincare. Ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës duke tërhequr ujin drejt saj dhe duke ruajtur lagështinë.

Rikthimi i barrierës së lagështisë - Formula shfrytëzon fuqinë e Ceramides në një formulë pa vaj, duke ofruar hidratim afatgjatë. Me përdorim të vazhdueshëm, ndihmon në rikthimin dhe rigjallërimin e barrierës së lagështisë së lëkurës.

Antioksidantë mbrojtës - Antioksidantët e fuqishëm ndihmojnë në luftimin e efekteve të radikaleve të lira dhe në parandalimin e shenjave të përshpejtuara të plakjes të shkaktuara nga dëmtimet.

Wine Ferment, i përftuar përmes një procesi inovativ biotransformimi, ndihmon në mbështetjen e shëndetit të përgjithshëm të lëkurës, ndërsa Niacinamide ndihmon në qetësimin, lëmimin dhe rinovimin e pamjes së complexion-it.

Lista e plotë e përbërësve

Aqua/water/eau, dimethicone, dimethyl isosorbide, glycerin, isododecane, isononyl isononanoate, niacinamide, cetearyl alcohol, jojoba esters, saccharide isomerate, coco‑glucoside, hydroxyethyl acrylate/sodium acryloyldimethyl taurate copolymer, isohexadecane, helianthus annuus (sunflower) seed wax, propanediol, hydrolyzed caesalpinia spinosa gum, panthenol, xanthan gum, glycine soja (soybean) seed extract, polysorbate 60, saccharomyces lysate extract, wine extract, sclerotium gum, bisabolol, lecithin, pullulan, caesalpinia spinosa gum, dimethicone crosspolymer, dimethicone/vinyl dimethicone crosspolymer, sodium lauroyl lactylate, polyglutamic acid, silica, ceramide np, ceramide ap, phytosphingosine, cholesterol, carbomer, ceramide eop, ethylhexylglycerin, phenoxyethanol, citric acid, sodium citrate, potassium sorbate.

Përdorimi

Aplikojeni në fytyrë në mëngjes dhe në mbrëmje, ose sipas nevojës. Në mëngjes, vazhdoni me aplikimin e SPF-së.

Për rezultate edhe më të mira...

Shiko më shumë