Obagi® Medical Retinol + PHA Refining Night Cream
- Regular price
- Lek 16,000.00
- Sale price
- Lek 16,000.00
- Regular price
50ML
Krem nate me Retinol për rafinimin e lëkurës
Më i përshtatshëm për:
- Lëkurë me diskolorim, teksturë jo të njëtrajtshme, vija të holla dhe rrudha.
- Lëkurë normale në të yndyrshme, normale në të thatë dhe mikse.
Retinol + PHA Refining Night Cream vepron gjatë natës për të ndihmuar në përmirësimin e teksturës dhe tonit të lëkurës, ndërsa redukton pamjen e papërsosmërive, vijave të holla dhe rrudhave. Në vetëm 4 javë, lëkura duket më e rinovuar, më e lëmuar, më e pastër dhe me ton më të njëtrajtshëm.
Formula përmban Retinol të enkapsuluar me teknologji të çlirimit gradual, që ndihmon në shpërndarjen optimale të retinolit në shtresat më të thella të lëkurës dhe mbështet rinovimin qelizor. Polyhydroxy Acid (Gluconolactone) ofron eksfolim të butë, por efektiv, në sipërfaqen e lëkurës, ndërsa 8 përbërës ushqyes ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit.
Ky krem nate ndihmon në rinovimin dhe përmirësimin e dukshëm të pamjes së complexion-it.
E provuar klinikisht se:
- Përmirëson dukshëm lëmimin e lëkurës me 29%.
- Përmirëson dukshëm njëtrajtshmërinë e tonit të lëkurës me 10%.
- Tolerohen mirë nga lëkura.
Përbërësit kryesorë
Retinol i enkapsuluar - Një agjent keratolitik, i njohur gjerësisht si Vitaminë A. Ky përbërës standard në skincare njihet për aftësinë për të ndihmuar në zhbllokimin e poreve, reduktimin e yndyrës së tepërt në sipërfaqen e lëkurës, përmirësimin e shenjave të plakjes dhe minimizimin e formimit të papërsosmërive. Gjithashtu, ndihmon në përshpejtimin e rinovimit qelizor për një complexion më të lëmuar, më të ndritshëm dhe me teksturë të përmirësuar me kalimin e kohës.
Teknologjia inovative me çlirim gradual përdor mikrosfera për të enkapsuluar Retinol-in, duke ndihmuar në kufizimin e ekspozimit të tij ndaj dritës dhe oksigjenit. Kjo mundëson çlirimin gradual në shtresat më të thella të lëkurës, duke përmirësuar stabilitetin dhe duke ndihmuar në minimizimin e irritimit që zakonisht lidhet me acidet dhe derivatet e Vitaminës A.
Polyhydroxy Acid (PHA – Gluconolactone) - Eksfoliant kimik që i përket familjes së hydroxy acids. Ndihmon në eksfolimin e lëkurës, lëmimin e teksturës, rritjen e hidratimit dhe përmirësimin e tonit të lëkurës.
Sodium Hyaluronate - Humektant, derivat i Hyaluronic Acid (HA), me aftësi të lartë hidratuese.
Vitamin E (Tocopherol) - Antioksidant që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimi oksidativ dhe në ushqyerjen e saj.
Squalane - Lipid që ndihmon në përmirësimin e hidratimit dhe teksturës së lëkurës, ndërsa mbështet një barrierë të shëndetshme duke imituar sebumin natyral të lëkurës dhe duke ndihmuar në parandalimin e humbjes së lagështisë.
Glycerin - Humektant i fuqishëm që ndihmon në mbështetjen e barrierës së lagështisë dhe në ruajtjen e hidratimit të lëkurës.
Hydrogenated Lecithin - Emulsifikues që imiton nga afër lipidet natyrale të lëkurës dhe ndihmon në ruajtjen e hidratimit.
Shea Butter - Emolient intensivisht ushqyes, natyralisht i pasur me Vitaminë A dhe E, që ofron hidratim të thellë duke ndihmuar në ruajtjen e lagështisë dhe zbutjen e lëkurës.
Lista e plotë e përbërësve
Aqua/Water/Eau, Caprylic/Capric Triglyceride, Gluconolactone, Glycerin, Cetearyl Alcohol, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Cetyl Alcohol, Cetyl Esters, Sodium Hydroxide, Dimethicone, Hydrogenated Lecithin, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter Extract, Retinol, Sodium Hyaluronate, Cetearyl Glucoside, Jojoba Esters, Tocopherol, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polysorbate 20, Ethylhexylglycerin, Squalane, Carbomer, Allyl Methacrylates Crosspolymer, Xanthan Gum, Phenoxyethanol, Tetrasodium Glutamate Diacetate, Polysorbate 60, Sorbitan Isostearate, Citric Acid.
Përdorimi
Aplikojeni në fytyrë në mbrëmje. Aplikoni krem kundër diellit përpara ekspozimit në diell.