Mulac Freak of Nature Fake Eyelashes
- Regular price
- Lek 1,630.00
- Sale price
- Lek 1,630.00
- Regular price
1 Set
Qerpikë fals vegan për volum ekstra dhe efekt të zgjatur
Freak of Nature janë qerpikë fals sintetikë që i japin syve më shumë volum dhe një pamje më të zgjatur.
Qerpikët janë të ndarë në seksione të vogla, të cilat zgjaten gradualisht nga këndi i brendshëm drejt atij të jashtëm të syrit. Forma dhe prerja e tyre shtojnë volum dhe gjatësi, duke krijuar një vështrim më të theksuar dhe joshës.
Të gjithë qerpikët e gamës janë cruelty-free & vegan dhe janë realizuar me fije faux mink, të cilat imitojnë butësinë dhe komfortin e qimeve natyrale, pa përdorur materiale me origjinë shtazore.
Freak of Nature plotësojnë në mënyrë perfekte një makeup glam-golden ose goth të krijuar me paletën Life is a Circus, për një look që tërheq vëmendjen.
Përdorimi
Si të aplikoni qerpikët fals
- Nxirrni qerpikët nga kutia dhe matini sipas gjatësisë së syrit. Nëse është e nevojshme, shkurtojini në skaj.
- Aplikoni një shtresë të hollë ngjitësi në bazën e qerpikëve, duke ruajtur formën e tyre.
- Prisni rreth 10 sekonda përpara aplikimit.
- Vendosini sa më pranë bazës së qerpikëve natyralë.
- Për t’i përshtatur më mirë me formën e syrit, mbajini nga të dy skajet dhe përkulini lehtë me gishta ndërsa prisni që ngjitësi të fiksohet.
- Pasi të jenë vendosur siç duhet, ngjitësi thahet plotësisht brenda rreth 1 minute.
- Në fund mund të aplikoni një sasi të vogël maskare, preferueshëm vetëm në bazën e qerpikëve natyralë, dhe të përfundoni makeup-in.
Si t’i hiqni qerpikët fals
Aplikoni pak ujë micelar në bazën e qerpikëve me ndihmën e një cotton bud dhe prisni disa minuta që ngjitësi të zbutet.
Hiqini butësisht duke filluar nga këndi i jashtëm i syrit. Për shkak të qëndrueshmërisë së ngjitësit, mund të përdorni edhe një makeup remover bifazik përpara heqjes.
Hiqni me kujdes mbetjet e ngjitësit dhe pastroni qerpikët me një furçë maskare ose krehër për vetulla. Më pas vazhdoni me rutinën tuaj të zakonshme të pastrimit të syve.