LUSH Super Milk Body Spray
- Regular price
- Lek 3,500.00
- Sale price
- Lek 3,500.00
- Regular price
200G
Aromë biskote, e ndritshme dhe e parezistueshme.
E frymëzuar nga hair primer-i shumë i dashur Super Milk, kjo aromë e preferuar nga fansat e çon kremozitetin në një tjetër nivel. Notat e pasura të tonkas dhe vaniljes krijojnë një ëmbëlsi të ngrohtë dhe mbështjellëse, që vendoset butësisht mbi lëkurë dhe qëndron gjatë pas spërkatjes së parë. Litsea cubeba e gjallë sjell një shkëlqim citrus dhe freskues, duke e mbajtur aromën të lehtë, të freskët dhe plot jetë.
Çfarë fitoni prej tij?
Ideal për: një aromë vërtet ikonike.
- Tonka absolute: e pasur, gourmand dhe e parezistueshme.
- Vaji esencial i bajames: aromë arrash, e ëmbël dhe lehtësisht frutore.
- Vaji litsea cubeba: citrus, i qëndrueshëm dhe i ndritshëm.
Duke e lënë botën më “Lush” se sa e gjetëm
Kjo shishe është prodhuar me 98% plastikë të ricikluar, pa përfshirë etiketën, për të cilën po punohet ende. Mekanizmi spray është prodhuar nga një kombinim materialesh të reja dhe të ricikluara. Shishen bosh të body spray-t mund ta ktheni në një dyqan Lush për të përfituar zbritje në blerjen tuaj.
Prodhuar me etanol organik të përftuar nga kallami i sheqerit, i cili kultivohet dhe përpunohet në një sistem qarkullues pa mbetje.
Farat tona tonka mblidhen në mënyrë të egër nga komunitete indigjene dhe lokale në pyjet e Amazonës, duke siguruar të ardhura për njerëzit që ndihmojnë në mbrojtjen e një prej pyjeve më të pasura në botë. Përmes këtyre bashkëpunimeve mbështeten cilësia e produkteve, fuqizimi i komuniteteve dhe zhvillimi ekonomik lokal.
Si të ruhet?
Ruajeni body spray-n në një vend të freskët dhe larg rrezeve direkte të diellit ndërmjet përdorimeve.
Paralajmërim
I Ndezshem - Përmban alkool për të ndihmuar në transferimin e aromës nga shishja në lëkurë. Mbajeni larg flakëve të hapura dhe burimeve të ndezjes.
Përbërësit
Litsea Cubeba
- Aromatizuese
- Aromë agrumesh
- Balancuese
Tonka
- Qetësuese
- Aromë e ëmbël
Vanilje
- Qetësuese
- Aromatizuese
- Rehatuese
alcohol denat. (organic), aqua (water), parfum, glycerin, litsea cubeba fruit oil (litsea cubeba oil), dipteryx odorata seed extract (tonka extract), vanilla planifolia fruit extract (vanilla extract), prunus amygdalus amara kernel oil (almond essential oil), benzyl benzoate, citral, coumarin, limonene, linalool.
Përdorimi
Spërkateni në të gjithë trupin, duke shmangur zonën e sqetullave, dhe bëhuni gati të tërhiqni vëmendjen.