LUSH Sticky Dates Body Spray

Regular price
Lek 3,500.00
Sale price
Lek 3,500.00
Regular price
Tax included.

200ML

Një aromë që nuk del kurrë nga moda.

Kjo aromë e ëmbël dhe gourmand nisi si pjesë e koleksionit Eid Co-Create në vitin 2022 dhe që atëherë është kthyer në një ikonë më vete. E pasur dhe joshëse, përzierja kadife e benzoin resinoid dhe drurit të sandalit krijon nota kremoze karameli, të balancuara nga aroma drunore dhe rrëshinore e balsam fir. Është një aromë që të bën të shkrihesh.

Çfarë fitoni prej tij?

Ideal për: t’u mbështjellë me aromën e ngrohtë të karamelit.

  • Për gjithë vitin: aroma ikonike dhe bestseller e Lush nga koleksioni Eid Co-Create, tani e disponueshme për t’u përdorur çdo ditë.
  • Benzoin dhe carob resinoid krijojnë një aromë të pasur hurmash, me ëmbëlsi të thellë frutore dhe nota vaniljeje kremoze.
  • Vaji i drurit të sandalit nga Timori Perëndimor dhe rrëshira balsam fir shtojnë nota bazë drunore dhe balancuese, duke i dhënë aromës më shumë thellësi dhe qëndrueshmëri.
Duke e lënë botën më “Lush” se sa e gjetëm

Balsam Fir, i njohur edhe si “pema e jetës”, ruan sasi të mëdha karboni dhe ofron habitat për shumë specie zogjsh migratorë. Furnizuesi ynë, Borea, bashkëpunon me mbledhës dhe komunitete që kujdesen për pyjet, duke u ofruar një burim shtesë të ardhurash. Rrëshira mblidhet në momentin e duhur me mjete dore dhe me ndikim minimal në natyrë. Ajo nuk përpunohet përtej filtrimit, duke ruajtur karakterin autentik të pyllit boreal.

Etanoli organik ndihmon në transferimin e aromës nga shishja në lëkurë dhe në shpërndarjen e saj të njëtrajtshme, ndërsa mbështet biodiversitetin. Ai prodhohet në Brazil nga kallam sheqeri i kultivuar në mënyrë rigjeneruese, duke përdorur energji të rinovueshme.

Si të ruhet?

Ruajeni body spray-n në një vend të freskët dhe larg rrezeve direkte të diellit ndërmjet përdorimeve.

Paralajmërim

I Ndezshem - Përmban alkool për të ndihmuar në transferimin e aromës nga shishja në lëkurë. Mbajeni larg flakëve të hapura dhe burimeve të ndezjes.

Përbërësit

Carob

  • Aromë e ëmbël
  • Aromë e pasur dhe e këndshme
  • Aromatizues

Benzoin

  • Aromatizues
  • Qetësues
  • Rehatues

Dru sandali

  • Aromatizues
  • Astringjent
  • Qetësues dhe balancues

alcohol denat. (organic), aqua (water), parfum, glycerin, ceratonia siliqua gum (carob resinoid), styrax tonkinensis resin extract (benzoin resinoid extract), balsam fir resin, santalum album oil (sandalwood oil), benzyl benzoate, benzyl cinnamate, cinnamal, coumarin, eugenol, farnesol.

Përdorimi

Spërkateni në të gjithë trupin, duke shmangur zonën e sqetullave, për një aromë të ëmbël dhe gjallëruese me nota toffee.

Nëse e aplikoni pas dushit ose banjës, rekomandohet të prisni derisa lëkura të ftohet pak, në mënyrë që aroma të qëndrojë më mirë dhe për më gjatë.

Për rezultate edhe më të mira...

Shiko më shumë