LUSH Sleepy Body Spray

Regular price
Lek 4,000.00
Sale price
Lek 4,000.00
Regular price
Tax included.

200G

E butë, qetësuese dhe rehatuese.

Çfarë është e ëmbël, elegante dhe perfekte për mbrëmje? Sigurisht, kombinimi ynë shumë i dashur i tonkas kremoze dhe livandos qetësuese. Tani mos e lini gjumin të presë.

Çfarë fitoni prej tij?

Ideal për: ëndrra të ëmbla me aromë të këndshme.

  • Vaji i livandos: bimor, qetësues dhe rehatues.
  • Benzoin resinoid: i ëmbël, balsamik dhe kompleks.
  • Vaji ylang ylang: floral, kremoz dhe joshës.
Duke e lënë botën më “Lush” se sa e gjetëm

Kjo shishe është prodhuar me 98% plastikë të ricikluar, pa përfshirë etiketën, për të cilën po punohet ende. Mekanizmi spray është prodhuar nga një kombinim materialesh të reja dhe të ricikluara. Shishen bosh të body spray-t mund ta ktheni në një dyqan Lush për të përfituar zbritje në blerjen tuaj.

Furnizuesi i Lush për vajin e livandos në Bullgari përdor praktika organike dhe miqësore ndaj natyrës. Kjo do të thotë se, ndërsa aroma qetësuese e livandos krijon një atmosferë ideale për relaks, pjalmuesit si bletët dhe insektet e tjera, thelbësore për biodiversitetin e planetit, mund të lulëzojnë në këto fusha me lule.

Etanoli organik ndihmon në transferimin e aromës nga shishja në lëkurë dhe në shpërndarjen e saj të njëtrajtshme, ndërsa mbështet biodiversitetin. Ai prodhohet në Brazil nga kallam sheqeri i kultivuar në mënyrë rigjeneruese, duke përdorur energji të rinovueshme.

Si të ruhet?

Ruajeni body spray-n në një vend të freskët dhe larg rrezeve direkte të diellit ndërmjet përdorimeve.

Paralajmërim

I Ndezshem - Përmban alkool për të ndihmuar në transferimin e aromës nga shishja në lëkurë. Mbajeni larg flakëve të hapura dhe burimeve të ndezjes.

Përbërësit 

Livando

  • Aromatizuese
  • Relaksuese
  • Balancuese

Benzoin

  • Aromatizues
  • Qetësues
  • Rehatues

Tonka

  • Qetësuese
  • Aromë e ëmbël

Ylang Ylang

  • Aromatizues
  • Sensual
  • Qetësues

alcohol denat. (organic), aqua (water), parfum, glycerin, styrax tonkinensis resin extract (benzoin resinoid extract), lavandula oil/extract (lavender oil), linalool, dipteryx odorata seed extract (tonka extract), cananga odorata oil/extract (ylang ylang oil), benzyl benzoate, benzyl cinnamate, benzyl salicylate, cinnamal, coumarin, eugenol, farnesol, geraniol, isoeugenol, limonene.

Përdorimi

Gati për një moment qetësie? Spërkateni mbi trup dhe rroba, duke shmangur zonën e sqetullave, dhe shijoni notat e buta e relaksuese të tonkas dhe livandos.

Për rezultate edhe më të mira...

Shiko më shumë