LUSH Intergalactic Single Wick Candle Scented Candle
- Regular price
- Lek 1,600.00
- Sale price
- Lek 1,600.00
- Regular price
200G
Mbusheni ambientin me aromë menteje dhe bergamoti.
Bath bomb-i ynë bestseller është rikrijuar në formën e një qiriu nga parfumierët tanë, kështu që tani mund të shijoni aromën ikonike të mentës së freskët dhe bergamotit citrus edhe pa bërë banjë. Parfumosni çdo ambient me këtë aromë të freskët dhe gjallëruese, ose kombinojeni me Intergalactic bath bomb për të krijuar një eksperiencë banje të veçantë dhe jashtë kësaj bote.
Çfarë fitoni prej tij?
- Parfumierët tanë kanë rikrijuar me kujdes aromën ikonike Intergalactic në formën e një qiriu.
- Me një kohë djegieje të përmirësuar deri në 35 orë, mund ta shijoni aromën për shumë më gjatë.
Duke e lënë botën më “Lush” se sa e gjetëm
Është e rrallë të gjeni një qiri me një formulë të tillë. Qirinjtë tanë prodhohen me një përzierje dyllërash bimore pa parafinë, pa OMGJ, pa sojë dhe të përshtatshëm për veganët, duke përfshirë vaj kokosi dhe vaj ricini.
Synojmë të reduktojmë koston dhe sasinë e paketimit, në mënyrë që më shumë vlerë të shkojë te vetë produkti. Duke zëvendësuar enët prej xhami me kuti metalike të riciklueshme*, përfitoni më shumë qiri dhe më shumë aromë për ambientin tuaj.
*Pastrojeni mirë kutinë bosh të qiriut përpara riciklimit.
Paralajmërim
I dëmshëm për organizmat ujorë, me efekte afatgjata. Shmangni çlirimin e produktit në mjedis. Hidhni përmbajtjen dhe enën në një pikë të autorizuar grumbullimi, në përputhje me rregulloret lokale.
Përbërësit
Përmban: 1-(1,2,3,4,5,6,7,8-octahydro-2,3,8,8-tetramethyl-2-naphthalenyl)ethanone, eucalyptol, linalool, linalyl acetate, methyl atrarate, d,l-isomenthone, d-limonene, dl-limonene (racemic), trans-p-menthan-3-one.
Mund të shkaktojë reaksion alergjik.
Përdorimi dhe siguria
Prisni fitilin pas përdorimit ose përpara ndezjes së radhës për të siguruar një djegie të njëtrajtshme. Vendoseni qiriun e ndezur mbi një mbajtëse ose pjatë për të mbrojtur sipërfaqet. Përdoreni në një ambient të ajrosur mirë dhe shmangni korrente të forta ajri. Koha ideale e djegies është 3–4 orë. Fikeni me kujdes. Mos e lini kurrë qiriun e ndezur pa mbikëqyrje dhe mbajeni larg fëmijëve dhe kafshëve shtëpiake.