Kérastase Nutritive Bain Satin
- Regular price
- Lek 4,000.00
- Sale price
- Lek 4,000.00
- Regular price
250ML
Një shampo e butë hidratuese për flokë të thatë. Flokët e thatë ushqehen dhe forcohen. Formula e saj e butë me proteina pastron thellësisht flokët e thatë dhe rikthen trashësinë dhe shkëlqimin, duke përmirësuar mbajtjen e lagështisë dhe duke zbutur flokun. Kjo shampo hidratuese rigjallëron dhe forcon flokun për të luftuar kundër dehidratimit. Nutritive Bain Satin ka një teksturë kremoze në formë xheli dhe ofron një rezultat të lehtë, duke e bërë atë një nga shampon më të mira për flokë të thatë. Deri në +44% hidratim i menjëhershëm & 72 orë ushqim.
Përfitimet
- Rigjallëron dhe forcon flokun për të luftuar dehidratimin
- Rikthen trashësinë dhe shkëlqimin e flokut
- I jep flokut më shumë strukturë dhe forcë
- +44% hidratim i menjëhershëm & 72 orë ushqim
- +45% më shumë butësi
Përbërësit kryesorë
Proteina me origjinë bimore - Në këtë shampo me proteina, gruri, misri dhe soja veprojnë si një “suplement ushqyes” për flokun. Të kombinuara me acide yndyrore, omega dhe vitamina, ato ushqejnë flokun me lëndë ushqyese thelbësore.
Niacinamide - Një derivat i vitaminës B3 që “mbyll” ushqyesit brenda fibrës, duke forcuar barrierën e flokut për një shëndet afatgjatë.
Glicerinë - Me origjinë bimore, glicerina përmirëson ndjeshëm performancën hidratuese të formulës.
Përdorimi
Lagni flokët dhe hiqni mirë ujin e tepërt përpara aplikimit. Aplikoni një sasi sa një monedhë, pjesë-pjesë në 5 zona kryesore të flokut. Shtoni pak ujë dhe emulsiononi. Fokusoni larjen e parë në skalp, duke masazhuar me majat e gishtave për të larguar papastërtitë. Shpëlajeni mirë. Aplikoni një sasi të dytë (po sa një monedhë), pjesë-pjesë dhe shtoni ujë. Shkumëzimi i dytë do të krijojë më shumë shkumë, duke pastruar gjatësitë deri në maja. Shpëlajeni mirë.