Kérastase Genesis Fondant Renforçateur

Regular price
Lek 5,700.00
Sale price
Lek 5,700.00
Regular price
Tax included.

200ML

Mos ki kurrë frikë nga rënia.

Kondicioner forcues kundër rënies së flokëve, për flokë të dobët dhe të prirur ndaj rënies nga thyerja. Kjo formulë kremoze ofron veprim kundër thyerjes me një përfundim shumë të lehtë. Ndihmon në rikthimin e fibrës së flokut dhe përforcon rezistencën natyrale, duke reduktuar rrezikun e rënies nga thyerja. E pasuruar me Qeliza Native Edelweiss dhe Rrënjë Xhenxhefili, lëmon menjëherë, forcon dhe zbut flokun, duke ofruar ushqim të thellë pa e rënduar. Floku bëhet më i njëtrajtshëm, më i shndritshëm dhe më i fortë.

Përfitimet
  • 97,7% më pak rënie flokësh nga thyerja
  • 97,7% më pak thyerje
  • 97,7% flokë më rezistent
  • 97,7% flokë më të fortë
Përbërësit kryesorë

Rrënjë Xhenxhefili - E njohur për aftësinë e saj për të mbrojtur flokun nga agresorët e jashtëm të përditshëm.

Qelizat Native të Edelweiss - Të njohura në skincare për fuqinë e tyre antioksiduese dhe vetitë në ruajtjen e kolagjenit. Lulja Edelweiss është e aftë të përballojë edhe kushtet më ekstreme.

Përdorimi

Aplikoni një sasi sa një lajthi në flokë të larë dhe të tharë me peshqir. Masazhojeni në gjatësitë dhe majat, duke shmangur rrënjët për të ruajtur volum të lehtë. Lëreni të veprojë për 2–3 minuta. Emulsiononi dhe shpëlajeni mirë.

Për rezultate edhe më të mira...

Shiko më shumë