Kérastase Genesis Bain Hydra-Fortifiant
- Regular price
- Lek 4,200.00
- Sale price
- Lek 4,200.00
- Regular price
250ML
Mos ki kurrë frikë nga rënia.
Shampo forcues delikat për flokë normalë në të yndyrshëm, të dobët dhe të prirur ndaj rënies nga thyerja gjatë krehjes. Koleksioni Genesis është formuluar profesionalisht për të forcuar flokun dhe për të reduktuar thyerjen, ideale për përdorim të përditshëm që pastron butësisht, largon grumbullimet në skalp dhe forcon flokët e dobët e të brishtë me kujdes intensiv forcues.
Përfitimet
- 98% më pak thyerje
- Floku bëhet më rezistent
- Hidratim dhe butësi të menjëhershme
Përbërësit kryesorë
Rrënjë Xhenxhefili - E njohur për aftësinë e saj për të mbrojtur flokun nga agresorët e jashtëm të përditshëm.
Qelizat Native të Edelweiss - Të njohura në skincare për fuqinë e tyre antioksiduese dhe vetitë në ruajtjen e kolagjenit. Lulja Edelweiss është e aftë të përballojë edhe kushtet më ekstreme.
Përdorimi
Lagni flokët dhe hiqni mirë ujin e tepërt përpara aplikimit. Aplikoni një sasi sa një monedhë, pjesë-pjesë në 5 zona kryesore të flokut. Shtoni pak ujë dhe emulsiononi. Fokusoni larjen e parë në skalp, duke masazhuar me majat e gishtave për të larguar papastërtitë. Shpëlajeni mirë. Aplikoni një sasi të dytë (po sa një monedhë), pjesë-pjesë dhe shtoni ujë. Shkumëzimi i dytë do të krijojë më shumë shkumë, duke pastruar gjatësitë deri në maja. Shpëlajeni mirë.