Kérastase Densifique Densimorphose

Regular price
Lek 5,200.00
Sale price
Lek 5,200.00
Regular price
Tax included.

200ML

E krijuar si një trajtim forcues për flokë që po rrallohen. Depërtimi i shpejtë dhe veprimi i menjëhershëm ofrojnë një efekt të dukshëm densifikues, pa e rënduar flokun. Fibrat mbushen dhe bëhen më rezistente nga rrënja deri në maja. Floku fiton volum dhe më shumë substancë, pa ndjesi rëndese. Formulë pa silikon.

Përfitimet
  • Hidraton flokun
  • I jep flokut më shumë rezistencë
  • Rikthen uniformitetin e flokut
  • Forcon fibrën e flokut
  • Më shumë volum dhe substancë
Përbërësit kryesorë

Acid Hialuronik - Kripë natyrale që mban deri në 1000 herë peshën e saj në lagështi. Hidraton dhe i jep flokut rezistencë dhe mbushje.

Gluco-Peptide - Depërton në shtresat më të thella të kutikulës për të korrigjuar parregullsitë e sipërfaqes dhe për të rikthyer uniformitetin. Floku merr më shumë teksturë.

Ceramide - Forcojnë fibrën e flokut.

Përdorimi

Tundeni shishen para përdorimit. Aplikoni një sasi shkume sa madhësia e një portokalli në flokë të larë dhe të tharë me peshqir. Shpërndajeni shkumën me një krehër nga rrënja deri në maja, duke u fokusuar në gjatësitë. Vazhdoni me stilimin. Pa shpëlarje.

Për rezultate edhe më të mira...

Shiko më shumë