Kérastase Densifique Bain Densité
- Regular price
- Lek 4,000.00
- Sale price
- Lek 4,000.00
- Regular price
250ML
E dizajnuar për fibra flokësh që po përjetojnë humbje densiteti, kjo shampoo forcon flokun në nivel fibrash për t’i dhënë më shumë rezistencë. Volumi dhe elasticiteti rikthehen, duke i bërë flokët të duken më të plotë dhe më të trashë. Me acid hialuronik i cili aktivizon folikulat e fjetura për t’i dhënë më shumë teksturë, substancë dhe rezistencë flokut. Volumi dhe elasticiteti rikthehen, duke i bërë flokët të duken dukshëm më të plotë dhe më të trashë.
Përfitimet
- Volum dhe elasticitet i përmirësuar
- Aktivizon folikulat e fjetura të flokut
- Më shumë teksturë, substancë dhe rezistencë
- Floku bëhet më rezistent
- Floku duket plotësisht më i dendur
- Forcon fibrën e flokut
- Floku duket më i trashë
Përbërësit kryesorë
Acid Hialuronik - Për hidratim dhe rezistencë, duke i dhënë flokut më shumë volum dhe mbushje.
Gluco-Peptide - Për rikthimin e një sipërfaqeje të lëmuar dhe uniforme të kutikulës së flokut, duke rritur shkëlqimin dhe rezistencën.
Ceramide - Për forcimin e fibrës së flokut, duke e mbrojtur nga dëmtimet e mëtejshme.
Përdorimi
Lagni flokët dhe hiqni mirë ujin e tepërt përpara aplikimit. Aplikoni një sasi sa një monedhë, pjesë-pjesë në 5 zona kryesore të flokut. Shtoni pak ujë dhe emulsiononi. Fokusoni larjen e parë në skalp, duke masazhuar me majat e gishtave për të larguar papastërtitë. Shpëlajeni mirë. Aplikoni një sasi të dytë (po sa një monedhë), pjesë-pjesë dhe shtoni ujë. Shkumëzimi i dytë do të krijojë më shumë shkumë, duke pastruar gjatësitë deri në maja. Shpëlajeni mirë.