Diego Dalla Palma Lip Pencil
- Regular price
- Lek 2,750.00
- Sale price
- Lek 2,750.00
- Regular price
1.83G
Laps buzësh prej druri për aplikim preciz dhe blendim të lehtë. Tekstura e butë dhe komode jep menjëherë ngjyrë intensive dhe të pasur.
Ideal për të definuar konturin e buzëve dhe për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së gloss-it ose buzëkuqit. Mund të përdoret për të korrigjuar dhe riformuar konturin e buzëve, si edhe të blend-ohet në të gjithë sipërfaqen e tyre për të zgjatur qëndrueshmërinë e make-up-it.
Pse do t’ju pëlqejë?
- Laps prej druri
- Ngjyrë intensive që në aplikimin e parë
- Blendim i lehtë
- Vijë precize dhe e plotë
- Mbulim i mirë
- Qëndrueshmëri e lartë e ngjyrës
Përdorimi
Definoni fillimisht konturin e buzëve me laps. Më pas, nëse dëshironi, blend-ojeni produktin në të gjithë sipërfaqen e buzëve. Ky hap është veçanërisht i rekomanduar për ata që dëshirojnë një finish plotësisht mat ose që duan të zgjasin qëndrueshmërinë e buzëkuqit apo gloss-it pa përdorur një lip primer specifik.
Këshilla profesionale
Lapsi i buzëve është ideal për t’i dhënë më shumë ngjyrë dhe definim buzëve të zbehta ose pak të dukshme, por edhe për të theksuar çdo formë dhe madhësi buzësh.
Për një rezultat klasik, aplikoni fillimisht lapsin dhe më pas buzëkuqin. Nëse preferoni një kontur më pak të dukshëm, aplikoni fillimisht buzëkuqin dhe më pas lapsin. Në këtë mënyrë, vija do të duket më e butë dhe natyrale.
Përbërësit aktivë
Përqendrim i lartë pigmentesh – për aplikim të lehtë dhe ngjyrë intensive që në kalimin e parë.
Vitaminat E dhe C – me veprim antioksidues.
Dyllëra natyralë – ndihmojnë që buzët të mbeten të buta dhe të mbrojtura.
Përbërësit
c10-18 triglycerides, hydrogenated vegetable oil, mica, caprylic/capric triglyceride, talc, synthetic japan wax, maltodextrin, tocopherol, ascorbyl palmitate, ci 77891 (titanium dioxide), ci 77491 (iron oxides), ci 77492 (iron oxides), ci 77499 (iron oxides), ci 75470 (carmine).