Diego Dalla Palma Fullface Slim Stick - Multi-Use Lip, Cheek & Eye Stick
- Regular price
- Lek 2,650.00
- Sale price
- Lek 2,650.00
- Regular price
1.5G
Ky stick all-over për fytyrë, sy dhe buzë ka një formulë të butë, kremoze dhe që rrëshqet lehtësisht, duke e bërë rutinën e make-up-it më të shpejtë dhe praktike.
Ngjyra me intensitet të ndërtueshëm ju lejon të krijoni si look-e natyrale, ashtu edhe më të definuara, ndërsa formula long-wear ndihmon që make-up-i të qëndrojë i freskët dhe i rregullt deri në 12 orë.
Një stick praktik dhe multifunksional për të definuar konturet e fytyrës, syve dhe buzëve. Forma e hollë e stick-ut garanton aplikim të shpejtë, preciz dhe të njëtrajtshëm.
Pse do t’ju pëlqejë?
- 3-në-1: fytyrë, sy, buzë
- Teksturë kremoze shumë e lehtë për t’u blend-uar
- Rrëshqitje e lehtë
- Ngjyrë e ndërtueshme
- Qëndrueshmëri deri në 12 orë
- Majë e hollë për precizion maksimal
- Ideal për touch-up gjatë ditës
- Water-resistant
Përdorimi
Fytyra: aplikojeni në mollëza, tempuj dhe zonat që dëshironi të skulpturoni. Blend-ojeni me furçë ose me gishta për një rezultat natyral, ose shtoni më shumë produkt për definim më intensiv.
Sytë: aplikojeni në qepalla dhe blend-ojeni me një furçë për sy ose me majat e gishtave.
Buzët: përdoreni si buzëkuq ose si lip liner për më shumë definim, më pas blend-ojeni për një rezultat më të butë dhe elegant.
Total look: përdorni një nuancë të vetme në fytyrë, sy dhe buzë për një efekt monokrom elegant dhe modern
Këshilla profesionale
Mix & Match: kombinoni dy nuanca për të krijuar ngjyra të personalizuara ose për të rritur intensitetin e look-ut.
Soft contour i shpejtë: përdorni majën e hollë për të vizatuar linja të lehta poshtë mollëzave dhe në anët e hundës, më pas blend-ojini me furçë për një efekt të butë dhe të skulpturuar.
Buzë me efekt blurred: aplikoni një nuancë neutrale vetëm në qendër të buzëve dhe blend-ojeni drejt anëve me gisht për një finish natyral, të freskët dhe të butë.