Caudalie Vinotherapist™ Tinted Lip Balm
- Regular price
- Lek 950.00
- Sale price
- Lek 950.00
- Regular price
4.5G
Lloji i lëkurës: Të gjitha llojet e lëkurës
Nevoja: Skuqje, tharje, ndjeshmëri dhe irritim
Tekstura: Balm
Përbërësit kryesorë: Gjalpë shea organik, polifenole nga rrushi, aromë mjedre
Përdorimi: Ditë dhe natë
Çfarë është?
Tinted Lip Balm ushqen dhe ndihmon në rigjenerimin e buzëve të thata pa theksuar vijat e holla, falë teksturës së tij ultra të butë.
Gjysmë kujdes për buzët, gjysmë make-up, ngjyra e tij e ndërtueshme dhe afatgjatë është e përshtatshme për çdo ton lëkure.
Me një aplikim të vetëm, i jep ngjyrë buzëve dhe faqeve, ndërsa aroma e këndshme e mjedrës i shton një prekje të ëmbël rutinës së bukurisë.
Që në aplikimin e parë, buzët ndihen të hidratuara, komode dhe më të bukura.
Formula
- E testuar dermatologjikisht
- E përshtatshme për lëkurë të ndjeshme
- 96% përbërës me origjinë natyrale
Përbërësit kryesorë
Gjalpë shea organik - 100% natyral dhe organik, i prodhuar në mënyrë të qëndrueshme në Burkina Faso nga një kooperativë grash. Ushqen dhe ndihmon në rigjenerimin e lëkurës së thatë.
Polifenole nga rrushi - Ekstrakte nga farat e rrushit francez me veti antioksiduese.
Aromë mjedre - Një aromë e këndshme dhe joshëse që shoqëron përdorimin në buzë dhe faqe.
Përbërësit
caprylic/capric triglyceride, ricinus communis (castor) seed oil, cera alba/beeswax/cire d'abeille, c10-18 triglycerides, butyrospermum parkii (shea) butter, macadamia ternifolia seed oil, parfum (fragrance), copernicia cerifera cera/copernicia cerifera (carnauba) wax/cire de carnauba, hydrogenated castor oil, palmitoyl grape seed extract, ci 15850 (red 7), ci 77891 (titanium dioxide), tocopheryl acetate, ci 77499 (iron oxides), helianthus annuus (sunflower) seed oil, ci 77492 (iron oxides), ci 77491 (iron oxides), squalane, polyhydroxystearic acid. (347/002)
Përdorimi
Aplikojeni Tinted Lip Balm në buzë dhe faqe sa herë që është e nevojshme. Në faqe, blend-ojeni me gisht. Ngjyra është e ndërtueshme:
- 1 shtresë për një look natyral;
- disa shtresa për një rezultat më intensiv me nuancë mjedre.
FAQ
A është Tinted Lip Balm i përshtatshëm për buzë të thata?
Po. Formula është e pasuruar me gjalpë shea ushqyes dhe është e përshtatshme edhe për lëkurë të ndjeshme.
A është i përshtatshëm për çdo ton lëkure?
Po. Nuanca e ndërtueshme e mjedrës është krijuar për t’iu përshtatur toneve të ndryshme të lëkurës.
A ka kufizim në numrin e aplikimeve gjatë ditës?
Jo. Mund ta aplikoni sa herë që është e nevojshme.
A mund të përdoret në fytyrë?
Po. Është krijuar si balm multifunksional për buzë dhe faqe.
Pse formula vlerësohet me ngjyrë portokalli në Yuka?
Marka ka zgjedhur të përdorë pigmentin sintetik të kuq CI 15850 në vend të një pigmenti me origjinë shtazore, si cochineal, dhe kjo ndikon në vlerësimin e produktit në Yuka.