Caudalie Vinopure Purifying Gel Cleanser
- Regular price
- Lek 2,200.00
- Sale price
- Lek 2,200.00
- Regular price
Lloji i lëkurës: Lëkurë mikse deri e yndyrshme
Nevoja: Papërsosmëri, puçrra, yndyrë e tepërt & pore të bllokuara
Tekstura: Gel
Përbërësit kryesorë: Acid salicilik natyral, ujë organik rrushi, 6 vajra esencialë purifikues
Përdorimi: Çdo mëngjes dhe mbrëmje, në lëkurë të lagur.
Çfarë është?
Vinopure Gel Cleanser është hapi i parë esencial në rutinën kundër papërsosmërive.
Pastron lëkurën, ndihmon në ngushtimin e pamjes së poreve dhe redukton sebumin e tepërt pa e tharë lëkurën, duke e lënë atë të pastër, të freskët dhe me shkëlqim.
Rezultate të provuara klinikisht
-
96% vunë re lëkurë më të purifikuar
Formula
- Vegane
- E testuar dermatologjikisht
- Yuka: Good
- 99% përbërës me origjinë natyrale
- Pa parfum
- Pa sapun
- Pa alkool
- Jo komedogjene
Përbërësit kryesorë
Acid salicilik natyral - 100% i pastër dhe me origjinë natyrale, i ekstraktuar nga gjethet e Wintergreen. Ndihmon në çbllokimin e dukshëm të poreve dhe rafinimin e teksturës së lëkurës.
Ujë organik rrushi - Përbërës ekskluziv Caudalie me origjinë natyrale, që ndihmon në hidratimin dhe qetësimin e lëkurës.
6 vajra esencialë purifikues - 100% organikë: livando, lemongrass, mente, rozmarinë, melisë dhe geranium.
Përbërësit
aqua/water/eau, vitis vinifera (grape) fruit water*, decyl glucoside, glycerin, sodium cocoyl glutamate, sucrose cocoate, acacia senegal gum, xanthan gum, propylene glycol, citric acid, aloe barbadensis leaf powder*, salicylic acid, vitis vinifera (grape) juice*, sodium benzoate, pelargonium graveolens flower oil*, mentha piperita (peppermint) oil*, citral, cymbopogon citratus leaf oil*, rosmarinus officinalis (rosemary) leaf oil*, citronellol, geraniol, potassium sorbate, linalool, lavandula hybrida oil*, melissa officinalis leaf oil*. (303/002)
Përdorimi
Aplikojeni çdo mëngjes dhe mbrëmje në lëkurë të lagur. Masazhojeni butësisht derisa të krijohet një shkumë e lehtë, duke shmangur zonën rreth syve. Shpëlajeni me ujë.
FAQ
Si mund të ndihmojë me papërsosmëritë një produkt që shpëlahet?
Acidi salicilik natyral në formulë ndihmon në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës, ndërsa kombinimi i vajrave esencialë dhe ujit organik të rrushit ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të sebumit.
A e heq Vinopure Gel make-up-in?
Jo. Është një cleanser dhe jo make-up remover. Shmangni zonën rreth syve, pasi formula përmban acid salicilik dhe vajra esencialë. Nëse përdorni make-up, filloni me një cleansing oil dhe më pas vazhdoni me Vinopure Gel Cleanser.
A mund të përdoret në trup?
Po. Mund të përdoret në zona të trupit si qafa, shpina ose vithet, duke shmangur zonat intime.
A mund ta përdor nëse jam duke ndjekur një trajtim dermatologjik që e than lëkurën?
Formula përmban aloe vera hidratuese dhe ujë organik rrushi me efekt qetësues. Në rast trajtimesh specifike dermatologjike, rekomandohet konsultimi me dermatologun përpara përdorimit.
A është i përshtatshëm gjatë shtatzënisë ose ushqyerjes me gji?
Jo. Caudalie nuk e rekomandon gamën Vinopure gjatë shtatzënisë si masë paraprake. Për njollat pas puçrrave, marka sugjeron Vinoperfect Serum, i cili sipas saj është i përshtatshëm gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji.