Caudalie Vinopure Moisturizing Mattifying Fluid
- Regular price
- Lek 3,500.00
- Sale price
- Lek 3,500.00
- Regular price
60ML
Lloji i lëkurës: Lëkurë mikse deri e yndyrshme
Nevoja: Papërsosmëri, puçrra, yndyrë e tepërt & pore të bllokuara
Tekstura: Krem i butë / fluid i lehtë
Përbërësit kryesorë: Silica powder, squalane bimore, polifenole rrushi
Përdorimi: Çdo mëngjes dhe mbrëmje, para serumit.
Çfarë është?
Vinopure Moisturizing Mattifying Fluid është një fluid freskues që ofron hidratim gjatë gjithë ditës pa shkëlqim të tepërt.
Ndihmon në reduktimin e papërsosmërive, përfshirë puçrrat dhe pikat e zeza, ndërsa rafinon teksturën e lëkurës. Complexion-i mbetet i hidratuar, mat dhe me pamje të shëndetshme.
Rezultate të provuara klinikisht
-
93% vunë re reduktim të papërsosmërive dhe pikave të zeza
Formula
- Vegane
- Jo komedogjene
- E testuar dermatologjikisht
- Yuka: Good
-
96% përbërës me origjinë natyrale
A e dini?
Formula është më matifikuese falë Java Tea Extract, i cili ndihmon në kontrollin e yndyrës, dhe më hidratuese falë shtimit të 6% ujë organik rrushi.
Përbërësit kryesorë
Silica Powder - 100% me origjinë natyrale. Ndihmon në matifikimin e lëkurës dhe në reduktimin e shkëlqimit të tepërt.
Squalane bimore - E përftuar nga ullinjtë mesdhetarë, ndihmon në hidratimin dhe qetësimin e lëkurës.
Polifenole rrushi - Ekstrakte nga farat e rrushit francez, të njohura për vetitë e tyre antioksiduese.
Përbërësit
aqua/water/eau, butylene glycol, coco-caprylate/caprate, vitis vinifera (grape) fruit water, silica, squalane, glycerin, tapioca starch, glyceryl stearate, isostearyl isostearate, palmitoyl grape seed extract, alcohol denat., acrylates/c10-30 alkyl acrylate crosspolymer, caprylyl glycol, xanthan gum, enantia chlorantha bark extract, pentylene glycol, potassium cetyl phosphate, vitis vinifera (grape) juice, tocopherol, helianthus annuus (sunflower) seed oil, sodium phytate, citric acid, pelargonium graveolens flower oil, sodium hydroxide, sodium carboxymethyl beta-glucan, mentha piperita (peppermint) oil, citral, cymbopogon citratus leaf oil, sodium benzoate, rosmarinus officinalis (rosemary) leaf oil, citronellol, maltodextrin, orthosiphon stamineus extract, potassium sorbate, lavandula hybrida oil, melissa officinalis leaf oil, oleanolic acid, geraniol, linalool, limonene. (314/002)
Përdorimi
Aplikojeni çdo mëngjes dhe mbrëmje në fytyrë të pastruar dhe të tonifikuar, idealisht pas serumit ose edhe vetëm. Shmangni zonën rreth syve.
FAQ
Si përdoret në rutinë?
Aplikojeni në mëngjes dhe në mbrëmje, pas Vinopure Serum. Ndihmon në hidratim, kontrollin e shkëlqimit gjatë ditës, reduktimin e pamjes së poreve dhe papërsosmërive.
A mund të përdoret vetëm dhe të japë rezultate të dukshme?
Po. Sipas studimit klinik të markës, 93% e pjesëmarrësve me lëkurë me tendencë për akne vunë re reduktim të papërsosmërive dhe pikave të zeza pas rreth 28 ditësh.
A është oil-free?
Jo. Formula përmban një sasi të vogël vajrash esencialë organikë purifikues, por është testuar si jo komedogjene.
A është i përshtatshëm gjatë shtatzënisë ose ushqyerjes me gji?
Jo. Caudalie nuk e rekomandon gamën Vinopure gjatë shtatzënisë si masë paraprake. Për njollat pas puçrrave, marka sugjeron Vinoperfect Serum, i cili sipas saj është i përshtatshëm gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji.
Cili është ndryshimi nga versioni i mëparshëm?
Formula mbetet e njëjtë, por paketimi është përditësuar. Produkti tani vjen pa kuti të jashtme dhe në tub plastik të ricikluar. Sasia është rritur nga 40 ml në 60 ml.