Caudalie Vinoperfect Dark Spot Correcting Glycolic Night Cream

Regular price
Lek 4,800.00
Sale price
Lek 4,800.00
Regular price
Tax included.

50ML

Lloji i lëkurës: Të gjitha llojet e lëkurës
Nevoja: Korrigjimi i njollave të errëta & hiperpigmentimit
Tekstura: Krem
Përbërësit kryesorë: Enzimë papaje, Viniferine, acid glikolik
Përdorimi: Në mbrëmje

Çfarë është?

Vinoperfect Dark Spot Correcting Glycolic Night Cream ndihmon në korrigjimin e njollave të errëta dhe vepron si një peeling i butë gjatë natës, për lëkurë më të freskët dhe me më shumë shkëlqim në mëngjes.
Natë pas nate, njollat e errëta duken më pak të theksuara, ndërsa complexion-i bëhet më i lëmuar dhe më uniform.
I disponueshëm edhe në format refill.

Rezultate të provuara klinikisht

  • 90% vunë re lëkurë më me shkëlqim në mëngjes

Formula

  • Vegane
  • Jo-komedogjene
  • E testuar dermatologjikisht
  • 97% përbërës me origjinë natyrale
  • Yuka score: 100/100

A e dini?

Gjatë natës, lëkura kalon në proceset natyrale të rinovimit. Një rutinë e përshtatshme e mbrëmjes ndihmon t’i sigurojë lëkurës përbërësit aktivë të nevojshëm, për një complexion më të freskët dhe me më shumë shkëlqim në mëngjes.

Përbërësit kryesorë

Enzimë papaje - Eksfoliant natyral dhe i butë që ndihmon në largimin e qelizave të vdekura.
Viniferine - Përbërës i patentuar nga Caudalie, i përftuar nga lëngu i hardhisë. Ndihmon në korrigjimin e njollave të errëta dhe, sipas testit in vitro të markës, është 62 herë më efektiv se vitamina C në frenimin e aktivitetit të tirozinazës.
Acid glikolik - Ndihmon në largimin e qelizave të vdekura dhe në përmirësimin e radiancës së lëkurës.

Përbërësit

aqua/water/eau, squalane, glycerin, c9-12 alkane, vitis vinifera (grape) seed oil, arachidyl alcohol, 1,2-hexanediol, algin, hydrogenated castor oil/sebacic acid copolymer, palmitoyl grapevine shoot extract, glycolic acid, cetearyl glucoside, behenyl alcohol, bisabolol, xanthan gum, sodium hydroxide, disteardimonium hectorite, calcium citrate, arachidyl glucoside, sorbitan olivate, triethyl citrate, arginine, sodium dehydroacetate, cetearyl alcohol, sodium hyaluronate, helianthus annuus (sunflower) seed oil, sodium phytate, tocopherol, papain, caprylyl glycol, carbomer, parfum (fragrance). (400/013)

Përdorimi

Aplikojeni Vinoperfect Dark Spot Correcting Glycolic Night Cream çdo mbrëmje në fytyrë dhe qafë, pas serumit. Shmangni konturin e syve.

FAQ

Çfarë ka ndryshuar në Vinoperfect Dark Spot Correcting Glycolic Night Cream?
Formula është përmirësuar për të pasur një teksturë më të lehtë, më të këndshme dhe jo të yndyrshme, pa kompromentuar efektivitetin.

A është i përshtatshëm për lëkurë të ndjeshme?
Po. Është testuar dhe ka treguar tolerancë të mirë në lëkurë të ndjeshme.

A mund të përdoret në konturin e syve?
Jo. Produktet me acid glikolik nuk rekomandohen për zonën delikate të syve.

Për këtë zonë rekomandohet Vinoperfect Brightening Eye Cream, i formuluar pa aromë dhe i testuar nën mbikëqyrje oftalmologjike.

A mund të përdoret gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies?
Sipas markës, po. Megjithatë, rekomandohet konsultimi me mjekun për këshillë të personalizuar.

Për të ndihmuar në parandalimin e njollave të reja të lidhura me melasmën gjatë shtatzënisë, rekomandohet përdorimi i përditshëm i një SPF50.

Pse duhet aplikuar në mbrëmje?
Për shkak të kombinimit të acidit glikolik dhe enzimës së papajes, formula është ideale për përdorim gjatë natës.

Ndihmon në reduktimin e njollave dhe eksfolion butësisht lëkurën gjatë gjumit, për një pamje më të freskët dhe me më shumë glow në mëngjes.

Për përdorim gjatë ditës, rekomandohet Vinoperfect Dark Spot Niacinamide Moisturizer.

 

Për rezultate edhe më të mira...

Shiko më shumë