Caudalie Vinoclean Makeup Removing Cleansing Oil
- Regular price
- Lek 1,500.00
- Sale price
- Lek 1,500.00
- Regular price
Lloji i lëkurës: Të gjitha llojet e lëkurës
Nevoja: Heqja e make-up-it & pastrimi
Tekstura: Vaj që shndërrohet në qumësht
Përbërësit kryesorë: Vaj farash rrushi, vaj bajameje të ëmbël, vaj ricini
Përdorimi: Në mbrëmje
Çfarë është?
Makeup Removing Cleansing Oil është një përzierje vajrash ushqyes me 100% origjinë natyrale.
Heq në mënyrë efektive të gjitha llojet e make-up-it, përfshirë edhe atë waterproof. Formula e pastër dhe vegane pastron butësisht fytyrën dhe sytë, duke larguar make-up-in pa e tharë lëkurën.
Rezultate të provuara klinikisht
- 95% vunë re se produkti heq make-up-in në mënyrë perfekte
- 95% vunë re lëkurë më të butë
- 92% ndjenë lëkurën më komforte
Formula
- 100% përbërës me origjinë natyrale
- Aromë 100% me origjinë natyrale
- E testuar dermatologjikisht
- Jo-komedogjene
- E testuar oftalmologjikisht
- Yuka score: 100/100
-
Vegane
A e dini?
Tekstura vajore shndërrohet në një qumësht të lehtë në kontakt me ujin, duke mundësuar shpëlarje të shpejtë dhe të lehtë pa lënë film yndyror në lëkurë.
Përbërësit kryesorë
Vaj farash rrushi - 100% natyral, organik dhe i presuar në të ftohtë. Ushqen lëkurën dhe ka veti antioksiduese.
Vaj bajameje të ëmbël - I pasur me omega 6, omega 9 dhe vitamina. Ndihmon në zbutjen e lëkurës dhe rikthimin e shkëlqimit të një complexion-i të lodhur dhe pa jetë.
Vaj ricini - Ndihmon në forcimin e qerpikëve.
Përbërësit
helianthus annuus (sunflower) seed oil, polyglyceryl-4 oleate, caprylic/capric triglyceride, ricinus communis (castor) seed oil, prunus amygdalus dulcis (sweet almond) oil, vitis vinifera (grape) seed oil, tocopherol, parfum (fragrance), geranyl acetate. (147/071)
Përdorimi
Ngrohni 3 pompa vaj pastrues mes pëllëmbëve dhe masazhojeni në lëkurë të thatë, me sytë të mbyllur. Shtoni pak ujë për ta emulsifikuar. Vaji shndërrohet në një teksturë qumështore të bardhë, ndërsa largon make-up-in. Më pas shpëlajeni mirë me ujë.
FAQ
Cilat janë përfitimet e Makeup Removing Cleansing Oil?
Ndihmon në heqjen e shpejtë dhe efektive të make-up-it. Formula e pasur me vajra gjithashtu ushqen lëkurën dhe ndihmon në forcimin e qerpikëve.
A është i përshtatshëm për lëkurë të yndyrshme?
Po. Makeup Removing Cleansing Oil është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë lëkurën e yndyrshme. Ndihmon në pastrimin e butë dhe në ruajtjen e ekuilibrit të lëkurës.
A heq make-up-in water-resistant?
Po. Është shumë i përshtatshëm për heqjen e make-up-it water-resistant dhe waterproof.