Caudalie Suncare Very High Protection Sun Water SPF50+
- Regular price
- Lek 3,500.00
- Sale price
- Lek 3,500.00
- Regular price
150ML
Lloji i lëkurës: Të gjitha llojet e lëkurës
Nevoja: Mbrojtje nga dielli
Tekstura: Ujë
Përbërësit kryesorë: CollagenSkinProtect™, 4 filtra organikë mbrojtës nga dielli
Përdorimi: Sa herë që është e nevojshme
Çfarë është?
Very High Protection Sun Water SPF50+ & PA++++ ofron mbrojtje efektive për fytyrën, trupin dhe flokët nga rrezet UVA/UVB dhe është i përshtatshëm për të gjithë familjen: të rritur, fëmijë dhe bebe.*
Tekstura e padukshme, gjysmë ujë dhe gjysmë vaj, ka finish të thatë, përthithet shpejt pa lënë ndjesi yndyre dhe lë në lëkurë një aromë të lehtë verore.
E pasuruar me teknologjinë ekskluzive CollagenSkinProtect™, që ndihmon në mbrojtjen nga drita blu dhe rrezet infra të kuqe, formula kontribuon në ruajtjen e kolagjenit të lëkurës dhe ofron veprim antioksidues, duke qenë e përshtatshme edhe për lëkurë të ndjeshme.
Rezultate të provuara klinikisht
- 100% vunë re lëkurë të hidratuar
- 96% lëkurë me glow
- 100% vunë re se flokët ishin të mbrojtur nga dielli
-
96% e konsideruan teksturën freskuese
Formula
- E testuar dermatologjikisht
- Aromë e re verore
- E përshtatshme për lëkurë të ndjeshme
- Yuka score: 93/100
-
Vegane
Përbërësit kryesorë
CollagenSkinProtect™ - Kompleks ekskluziv i pasuruar me molekula antioksiduese nga farat e rrushit, që ndihmon në mbrojtjen e:
- kolagjenit të lëkurës;
- nga drita blu;
- nga rrezet infra të kuqe.
Sipas rezultateve të markës, ofron 100% mbrojtje nga drita blu dhe 98% mbrojtje nga rrezet infra të kuqe.
4 filtra organikë mbrojtës nga dielli
- DHHB – Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate: filtër UVA
- EHT – Ethylhexyl Triazone: filtër UVB
- PBSA – Phenylbenzimidazole Sulfonic Acid: filtër UVB
- BEMT – Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine: filtër UVA dhe UVB
Këta filtra janë përzgjedhur për të ofruar mbrojtje broad-spectrum ndaj rrezeve UVA dhe UVB, duke ruajtur tolerancë të lartë të lëkurës.
Përbërësit
dibutyl adipate, aqua/water/eau, diethylamino hydroxybenzoyl hexyl benzoate, dicaprylyl carbonate, propanediol, ethylhexyl triazone, methylpropanediol, bis-ethylhexyloxyphenol methoxyphenyl triazine, phenylbenzimidazole sulfonic acid, trimethylpentanediol/adipic acid/glycerin crosspolymer, arginine, lupinus albus seed oil, parfum (fragrance), benzotriazolyl dodecyl p-cresol, sodium chloride, caprylyl glycol, vitis vinifera (grape) seed oil, phenylpropanol, o-cymen-5-ol, tocopheryl acetate, helianthus annuus (sunflower) seed oil, tocopherol. (409/011)
Përdorimi
Përdoreni Very High Protection Sun Water SPF50+ përpara çdo ekspozimi në diell. Tundeni mirë para përdorimit për të kombinuar formulën bifazike dhe më pas spërkateni në mënyrë të bollshme në fytyrë, trup dhe flokë. Shmangni konturin e syve. Gjatë ekspozimit në diell, riaplikojeni çdo 2 orë dhe shmangni ekspozimin mes orës 12:00 dhe 16:00. Mbajini bebet dhe fëmijët e vegjël larg ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell. Përdorni gjithashtu veshje mbrojtëse, syze dielli dhe kapele. Filtrat UVA mund të lënë njolla në veshje. Lëreni produktin të thahet përpara se të visheni. Në rast njollash, përdorni heqës njollash dhe yndyre përpara larjes në temperaturë të ulët.
Këshillë profesionale
Për një pamje më të njëtrajtshme të lëkurës dhe për të ndihmuar në reduktimin e njollave të errëta, aplikoni Vinoperfect Brightening Dark Spot Serum përpara produktit mbrojtës nga dielli.
FAQ
Nga çfarë moshe mund të përdoret Very High Protection Sun Water SPF50+?
Është i përshtatshëm për të gjithë familjen, përfshirë fëmijët dhe bebet nga 6 muajsh, kur ekspozimi në diell është i pashmangshëm.
Për bebet dhe fëmijët janë gjithmonë të nevojshme masa shtesë mbrojtëse si qëndrimi në hije, veshjet mbrojtëse dhe aksesorët e përshtatshëm.
A është rezistent ndaj ujit?
Po. Very High Protection Sun Water SPF50+ është rezistent ndaj ujit.
A është jo-komedogjenik?
Po. Formula është testuar nën mbikëqyrje dermatologjike dhe është krijuar për të ofruar mbrojtje optimale pa bllokuar poret.
A lë white cast?
Jo. Tekstura është shumë e lehtë dhe e padukshme gjatë dhe pas aplikimit. Përthithet shpejt dhe hidraton pa lënë film yndyror.
Cili është ndryshimi mes Very High Protection Sun Water SPF50+ dhe High Protection Glow Oil SPF50?
Very High Protection Sun Water SPF50+ ka një teksturë ultra të lehtë me finish të thatë, përthithet menjëherë dhe nuk lë white cast. Është i përshtatshëm për të rritur, fëmijë dhe bebe* dhe mbron fytyrën, trupin dhe flokët.
High Protection Glow Oil SPF50 lë një finish satin në lëkurë, pa ndjesi yndyre ose ngjitjeje. Është i përshtatshëm për të rritur dhe fëmijë mbi 3 vjeç dhe mbron fytyrën, trupin dhe flokët, ndërsa thekson pamjen e nxirjes.