Caudalie Suncare Very High Protection Cream SPF50+

Regular price
Lek 3,500.00
Sale price
Lek 3,500.00
Regular price
Tax included.

50ML

Lloji i lëkurës: Të gjitha llojet e lëkurës
Nevoja: Mbrojtje nga dielli
Tekstura: Krem
Përbërësit kryesorë: CollagenSkinProtect™, 4 filtra organikë mbrojtës nga dielli
Përdorimi: Sa herë që është e nevojshme

Çfarë është?

Very High Protection Cream SPF50+ & PA++++ ofron mbrojtje shumë të lartë për fytyrën dhe dekoltenë ndaj rrezeve UVA/UVB.

E pasuruar me teknologjinë ekskluzive CollagenSkinProtect™, që ndihmon në mbrojtjen nga drita blu dhe rrezet infra të kuqe, formula kontribuon në mbrojtjen e kolagjenit të lëkurës dhe ofron veprim kundër rrudhave, duke qenë e përshtatshme edhe për lëkurë të ndjeshme.

Tekstura kremoze e padukshme, me finish velvety, përthithet shpejt dhe lë në lëkurë një aromë të lehtë verore.

Rezultate të provuara klinikisht

  • 100% vunë re rrudha të fytyrës më të lëmuara
  • 100% lëkurë e ushqyer
  • 100% lëkurë e butë dhe me shkëlqim
  • 100% finish jo i yndyrshëm

Formula

  • E testuar dermatologjikisht
  • E testuar oftalmologjikisht
  • Vegane
  • Yuka score: 100/100
Përbërësit kryesorë

CollagenSkinProtect™ - Kompleks ekskluziv i pasuruar me molekula antioksiduese nga farat e rrushit, që ndihmon në mbrojtjen e:

  • kolagjenit të lëkurës;
  • nga drita blu;
  • nga rrezet infra të kuqe.

Sipas rezultateve të deklaruara nga marka, teknologjia ofron 100% mbrojtje nga drita blu dhe 98% mbrojtje nga rrezet infra të kuqe.
4 filtra organikë mbrojtës nga dielli

  • DHHB – Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate: filtër UVA
  • EHT – Ethylhexyl Triazone: filtër UVB
  • PBSA – Phenylbenzimidazole Sulfonic Acid: filtër UVB
  • BEMT – Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine: filtër UVA dhe UVB

Filtrat janë përzgjedhur për të ofruar mbrojtje të gjerë ndaj rrezeve UVA dhe UVB, duke ruajtur tolerancë të lartë të lëkurës.

Përbërësit

aqua/water/eau, dibutyl adipate, diethylamino hydroxybenzoyl hexyl benzoate, dicaprylyl carbonate, ethylhexyl triazone, bis-ethylhexyloxyphenol methoxyphenyl triazine, phenylbenzimidazole sulfonic acid, propanediol, arginine, oryza sativa (rice) bran wax, c20-22 alkyl phosphate, c20-22 alcohols, myristyl alcohol, benzotriazolyl dodecyl p-cresol, parfum (fragrance), pentylene glycol, potassium cetyl phosphate, hydroxyacetophenone, vitis vinifera (grape) seed oil, myristyl glucoside, caprylyl glycol, polyacrylate crosspolymer-6, xanthan gum, tocopheryl acetate, phenethyl alcohol, helianthus annuus (sunflower) seed oil, tocopherol. (405/019)

Përdorimi

Aplikojeni përpara çdo ekspozimi në diell në fytyrë dhe dekolte. Gjatë ekspozimit, riaplikojeni çdo 2 orë dhe shmangni diellin nga ora 12:00 deri në 16:00. Mbajini bebet dhe fëmijët e vegjël larg ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell. Përdorni gjithashtu veshje mbrojtëse, syze dielli dhe kapele. Filtrat UVA mund të lënë njolla në veshje. Lëreni produktin të thahet përpara se të visheni. Në rast njollash, përdorni një heqës njollash dhe yndyre përpara larjes në temperaturë të ulët.

Këshillë profesionale

Për një pamje më të njëtrajtshme të lëkurës dhe për të ndihmuar në parandalimin e njollave të errëta, aplikoni Vinoperfect Brightening Dark Spot Serum përpara kremit mbrojtës nga dielli.

FAQ

Nga çfarë moshe mund të përdoret Very High Protection Cream SPF50+?
Është i përshtatshëm për të gjithë familjen, përfshirë fëmijët dhe bebet nga 6 muajsh, kur ekspozimi në diell është i pashmangshëm.

Për fëmijët dhe bebet janë gjithmonë të nevojshme masa shtesë mbrojtëse si hija, veshjet mbrojtëse dhe aksesorët e përshtatshëm.

A është rezistent ndaj ujit?
Po. Very High Protection Cream SPF50+ është rezistent ndaj ujit.

A është jo-komedogjenik?
Po. Sipas testeve të kryera nën mbikëqyrje dermatologjike, formula është jo-komedogjenike dhe është krijuar për të ofruar mbrojtje pa bllokuar poret.

A lë white cast?
Jo. Tekstura nuk lë finish të bardhë gjatë ose pas aplikimit. Përthithet shpejt dhe hidraton pa lënë film yndyror.

Cili është ndryshimi mes rrezeve UVA dhe UVB?
Rrezet UVA depërtojnë më thellë në lëkurë dhe lidhen kryesisht me plakjen e saj dhe dëmtimet afatgjata.

Rrezet UVB janë përgjegjëse kryesisht për nxirjen dhe djegiet nga dielli.

Një mbrojtje broad-spectrum mbron njëkohësisht ndaj të dyja llojeve të rrezatimit.

Për rezultate edhe më të mira...

Shiko më shumë