Caudalie Self-Tan Sun Drops

Regular price
Lek 2,500.00
Sale price
Lek 2,500.00
Regular price
Tax included.

15ML

Lloji i lëkurës: Të gjitha llojet e lëkurës
Nevoja: Vetë-nxirje & healthy glow
Tekstura: Fluid
Përbërësit kryesorë: Ujë organik rrushi, erythrulose, DHA 100% me origjinë natyrale
Përdorimi: Sa herë që është e nevojshme

Çfarë është?

Shtoni Self-Tan Sun Drops në kremin ose serumin tuaj Caudalie, direkt në pëllëmbën e dorës, për një nxirje graduale, luminous dhe lehtësisht të ndërtueshme gjatë gjithë vitit.
Të pasuruara me ujë organik rrushi dhe përbërës vetë-nxirës me origjinë natyrale, pikat ndihmojnë në hidratimin e lëkurës dhe krijojnë një efekt natyral sun-kissed, pa ekspozim ndaj rrezeve UV.

Formula

  • E përshtatshme gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies
  • 99% përbërës me origjinë natyrale
  • Pa sulfate
  • Pa sapun
  • Pa alkool
  • Pa aromë
  • Jo-komedogjene
  • E përshtatshme për lëkurë të ndjeshme
Përbërësit kryesorë

Ujë organik rrushi - Përbërës ekskluziv i Caudalie me origjinë natyrale. Hidraton dhe qetëson lëkurën.
Erythrulose - Sheqer natyral që ndihmon në krijimin e një nxirjeje graduale dhe uniforme. Shpesh kombinohet me DHA për të reduktuar rrezikun e një rezultati jo të njëtrajtshëm ose me nuancë portokalli dhe nuk e than lëkurën.
DHA 100% me origjinë natyrale - E përftuar nga vajra bimorë. Reagon me proteinat në shtresën sipërfaqësore të lëkurës për të krijuar një efekt nxirjeje natyrale.

Përbërësit

aqua/water/eau, dihydroxyacetone, propanediol, glycerin, vitis vinifera (grape) fruit water, erythrulose, xanthan gum, citric acid, sodium dehydroacetate, vitis vinifera (grape) juice, theobroma cacao extract, sodium benzoate, potassium sorbate. (348/020)

Përdorimi

Shtoni 2–6 pika Self-Tan Sun Drops në një krem ose serum fytyre Caudalie. Aplikojeni në mënyrë uniforme në lëkurë të pastër, duke e blend-uar nga qendra e fytyrës drejt pjesëve anësore. Vazhdoni edhe në qafë për një rezultat sa më uniform dhe shmangni konturin e syve. Lani mirë duart pas aplikimit. Mos e aplikoni produktin vetëm, direkt në lëkurë.

Për të personalizuar intensitetin e nxirjes:

  • 1–3 pika për efekt të lehtë
  • 3–6 pika për rezultat më intensiv

Riaplikojeni rregullisht për ta ruajtur nxirjen.

Këshillë profesionale

Rregulloni shpeshtësinë e përdorimit sipas intensitetit të nxirjes që dëshironi. Për rezultat më uniform, përgatiteni lëkurën paraprakisht duke e eksfoliuar me Vinoclean Gentle Buffing Cream.

FAQ

Me cilat produkte mund të kombinohen Self-Tan Sun Drops?
Në fytyrë, përziejini me kremin ose serumin tuaj Caudalie. Në trup, mund t’i përzieni me body lotion-in Caudalie.

Rregulloni numrin e pikave sipas intensitetit të dëshiruar. Mos i përdorni vetëm.

Sa kohë duhet që të shfaqet nxirja dhe sa zgjat?
Nxirja zhvillohet gradualisht dhe intensifikohet gjatë disa orëve. Kohëzgjatja mund të ndryshojë nga personi në person, por zakonisht efekti zgjat disa ditë.

A kanë SPF?
Jo. Self-Tan Sun Drops nuk përmbajnë SPF dhe nuk mbrojnë nga djegia e diellit. Gjatë ekspozimit në diell përdorni gjithmonë mbrojtje SPF dhe riaplikojeni rregullisht.

Kur duhet t’i aplikoj?
Mund t’i përzieni me kremin ose serumin tuaj Caudalie në mëngjes ose në mbrëmje. Formula nuk është fotosensibilizuese dhe, sipas markës, nuk lë njolla në tekstile.

A i errësojnë njollat ekzistuese të lëkurës?
Jo. Self-Tan Sun Drops reagojnë me proteinat në sipërfaqen e epidermës për të krijuar pamjen e një nxirjeje natyrale dhe, sipas markës, nuk i bëjnë më të errëta njollat ekzistuese.

Për rezultate edhe më të mira...

Shiko më shumë