Caudalie Resveratrol-Lift Firming Night Cream - Refill

Regular price
Lek 4,600.00
Sale price
Lek 4,600.00
Regular price
Tax included.

50ML - Rimbushje

Lloji i lëkurës: Të gjitha llojet e lëkurës
Nevoja: Rrudha & fortësi
Tekstura: Krem
Përbërësit kryesorë: Resveratrol, Pro-Collagen Grape Multi-Peptides
Përdorimi: Në mbrëmje, pas serumit

Çfarë është?

Resveratrol–Lift Firming Night Cream ndihmon në lëmimin, mbushjen dhe ushqimin e lëkurës gjatë natës.

Tekstura silky dhe sensoriale është e pasuruar me Pro-Collagen Grape Multi-Peptides, një kompleks me mbi 500 peptide biomimetike me origjinë natyrale, që ndihmojnë në stimulimin e mekanizmave kryesorë të fortësisë së lëkurës.

E kombinuar me patentën ekskluzive të Caudalie me resveratrol nga hardhia dhe acide mikro-hialuronike, formula synon 20 lloje kolagjeni dhe ndihmon në forcimin e strukturës së lëkurës, për tipare dukshëm më të lëmuara dhe lëkurë më të fortë.

I disponueshëm edhe në format refill.

Rezultate të provuara klinikisht

  • 88% vunë re lëkurë më të lëmuar në mëngjes
  • +34% lëkurë më e plotë dhe me efekt lifting
  • 3X më shumë kolagjen dhe acid hialuronik në lëkurë

Formula

  • 98% përbërës me origjinë natyrale
  • E testuar dermatologjikisht
  • Jo-komedogjene
  • E përshtatshme për lëkurë të ndjeshme
  • Yuka Score: 73/100
  • Vegane

A e dini?

Kolagjeni përfaqëson deri në 80% të strukturës së dermës. Me kalimin e moshës, prodhimi i tij reduktohet gradualisht, duke kontribuar në humbjen e fortësisë dhe elasticitetit të lëkurës. Linja Resveratrol–Lift përdor një qasje 360° ndaj kolagjenit, duke synuar 20 lloje kolagjeni të rëndësishme për strukturën dhe dendësinë e lëkurës. Në zemër të formulës janë mbi 500 peptide biomimetike pro-kolagjen të përftuara nga farat e rrushit, të kombinuara me patentën ekskluzive Caudalie me resveratrol nga hardhia dhe acide mikro-hialuronike. Sipas markës, kjo teknologji kontribuon në 3X më shumë kolagjen dhe acid hialuronik në lëkurë, për një pamje më të plotë, më të fortë dhe më të lëmuar.

Përbërësit kryesorë

Resveratrol - Përbërës aktiv anti-age i patentuar nga Caudalie, i përftuar nga lastarët e hardhisë, që ndihmon në korrigjimin e rrudhave dhe përmirësimin e fortësisë së lëkurës.

Pro-Collagen Grape Multi-Peptides - Inovacion ekskluziv me mbi 500 peptide pro-kolagjen, të përftuara nga farat e rrushit me hidrolizë enzimatike. Ato imitojnë mekanizmat natyralë të lëkurës dhe ndihmojnë në stimulimin e 20 llojeve të kolagjenit të rëndësishme për strukturën e saj.

Përbërësit

aqua/water/eau, butylene glycol, glycerin, coco-caprylate/caprate, squalane, cetearyl alcohol, caprylic/capric triglyceride, hydrogenated vegetable oil, triheptanoin, vitis vinifera (grape) seed oil, citrus aurantium amara (bitter orange) flower water, arachidyl alcohol, carbomer, parfum (fragrance), palmitoyl grapevine shoot extract, behenyl alcohol, potassium sorbate, caprylyl glycol, cetearyl glucoside, pentylene glycol, arachidyl glucoside, hydrolyzed hyaluronic acid, maltodextrin, vitis vinifera (grape) seed extract, xanthan gum, sodium hydroxide, cellulose gum, tocopheryl acetate, adenosine, tilia platyphyllos flower extract, verbena officinalis leaf extract, acetyl dipeptide-1 cetyl ester, linalyl acetate, helianthus annuus (sunflower) seed oil, levulinic acid, tetramethyl acetyloctahydronaphthalenes, linalool, lavandula oil/extract, limonene, citric acid, hydrolyzed sodium hyaluronate, coumarin, citrus aurantium peel oil, pinene, citrus limon (lemon) peel oil, mentha piperita (peppermint) oil, sodium benzoate, tripeptide-1, hexapeptide-9. (424/005)

Përdorimi

Aplikojeni Resveratrol–Lift Firming Night Cream në fytyrë dhe qafë çdo mbrëmje, vetëm ose pas serumit. Për rezultate optimale, aplikojeni pas Instant Firming Serum si hapin e fundit të rutinës së mbrëmjes. Kremi është refillable. Pasi produkti të përfundojë, ruani kavanozin dhe ricikloni vetëm refill-in bosh.

FAQ

Pse duhet përdorur një krem nate?
Lëkura ka nevoja të ndryshme gjatë ditës dhe natës. Kremi i ditës ndihmon në mbrojtjen nga faktorët e jashtëm, ndërsa kremi i natës mbështet proceset e rigjenerimit gjatë gjumit.

A mund të përdoret në lëkurë të ndjeshme?
Po. Firming Night Cream është i përshtatshëm për lëkurë të ndjeshme dhe është testuar nën mbikëqyrje dermatologjike. 88% e vullnetarëve vunë re lëkurë më të lëmuar në mëngjes.

A është i përshtatshëm gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies?
Sipas markës, po. Formula nuk bazohet në retinol apo retinoide, por në resveratrol nga hardhia.

A është i përshtatshëm për lëkurë të thatë?
Po. Formula përmban vaj farash rrushi, i pasur me omega 3 dhe 6 dhe me veti ushqyese.

Cilat janë notat aromatike?
Kremi ka një kompleks fito-aromatik me nota të borzilokut, lemongrass, kamomilit, trumzës dhe lules së portokallit.

Cilët janë përbërësit aktivë dhe si veprojnë?
Formula kombinon resveratrolin nga hardhia, acide hialuronike dhe Pro-Collagen Grape Multi-Peptides me mbi 500 peptide nga farat e rrushit.

Sipas markës, resveratroli ndihmon në stimulimin e kolagjenit dhe elastinës dhe në aktivizimin e proteinave të jetëgjatësisë të quajtura sirtuina. Formula përmban gjithashtu një kompleks qetësues me kamomil, bli dhe verbena.

Çfarë rezultatesh mund të pres?
Kremi vepron gjatë natës për të ndihmuar në lëmimin, ushqimin dhe përmirësimin e fortësisë së lëkurës. 88% e vullnetarëve vunë re lëkurë më të lëmuar në mëngjes, ndërsa u raportua një +34% efekt plumping dhe lifting.

A mund të përdoret si alternativë ndaj retinolit gjatë natës?
Po, sipas markës. Formula përdor resveratrol nga hardhia si alternativë anti-age ndaj retinolit dhe është e përshtatshme edhe për lëkurë të ndjeshme.

Kur duhet aplikuar?
Aplikojeni në mbrëmje në lëkurë të pastër, në fytyrë dhe qafë, pas Instant Firming Serum. Është hapi i fundit i rutinës së mbrëmjes.

A mund të kombinohet me Instant Firming Serum?
Po. Rekomandohet të aplikoni fillimisht Instant Firming Serum dhe më pas Firming Night Cream, për të vazhduar veprimin tonifikues gjatë gjithë natës.

Për rezultate edhe më të mira...

Shiko më shumë