Caudalie Invisible Solar High Protection Stick SPF50

Regular price
Lek 2,500.00
Sale price
Lek 2,500.00
Regular price
Tax included.

15G

Lloji i lëkurës: Të gjitha llojet e lëkurës
Nevoja: Mbrojtje nga dielli
Tekstura: Stick
Përbërësi kryesor: Vaj farash rrushi
Përdorimi: Sa herë që është e nevojshme

Çfarë është?

Invisible High Protection Stick SPF50 & PA++++ mbron fytyrën, buzët dhe zonat e ndjeshme si nishanet, shenjat dhe tatuazhet nga rrezet UVA/UVB, me një aplikim transparent dhe pa white cast.

I pasuruar me vaj organik të farave të rrushit, formula është ushqyese por jo e yndyrshme. Është pa aromë dhe rezistent ndaj ujit, i përshtatshëm për të gjithë familjen: të rritur, fëmijë dhe bebe.

Formati praktik stick e bën shumë të lehtë për t’u aplikuar dhe riaplikuar gjatë ditës. Mund të përdoret gjatë gjithë vitit dhe në çdo moment të ditës.

Rezultate të provuara klinikisht

  • 83% e perceptuan lëkurën më të ushqyer
  • 90% perceptuan barrierën e lëkurës më të përforcuar

Formula

  • E testuar dermatologjikisht
  • Pa aromë
  • E përshtatshme për të rritur, fëmijë dhe bebe
  • Vegane
  • Rezistente ndaj ujit
  • Yuka score: 100/100
Përbërësit kryesorë

Vaj farash rrushi - 100% natyral, organik dhe i presuar në të ftohtë. Ndihmon në ushqimin e lëkurës dhe ka veti antioksiduese.

Përbërësit

dicaprylyl carbonate, cocoglycerides, candelilla cera/euphorbia cerifera (candelilla) wax/cire de candelilla, oryza sativa (rice) bran wax, diethylamino hydroxybenzoyl hexyl benzoate, bis-ethylhexyloxyphenol methoxyphenyl triazine, ethylhexyl triazone, theobroma cacao (cocoa) seed butter, copernicia cerifera cera/copernicia cerifera (carnauba) wax/cire de carnauba, tocopherol, vitis vinifera (grape) seed oil. (389/002)

Përdorimi

Rrotulloni bazën e stick-ut dhe aplikojeni me bollëk dhe në mënyrë uniforme para ekspozimit në diell në fytyrë, buzë dhe zonat e ndjeshme si nishanet, shenjat dhe tatuazhet.
Gjatë ekspozimit në diell, riaplikojeni çdo 2 orë. Shmangni ekspozimin në diell nga ora 12:00 deri në 16:00. Mos i ekspozoni bebet dhe fëmijët e vegjël drejtpërdrejt në diell. Gjatë ekspozimit përdorni edhe veshje mbrojtëse, syze dielli dhe kapele. Filtrat UVA mund të lënë njolla në veshje. Lëreni produktin të thahet përpara se të visheni. Në rast njollash, përdorni një heqës për njolla dhe yndyrë përpara larjes në temperaturë të ulët.

Këshillë profesionale

Falë formulës transparente, mund të aplikohet dhe riaplikohet në çdo moment të ditës në fytyrë, dekolte, shenja, nishane dhe buzë. Mund të përdoret gjithashtu në pjesën e sipërme të duarve, për të ndihmuar në parandalimin e shfaqjes së njollave të errëta nga dielli.

FAQ

Nga çfarë moshe mund të përdoret?
Është i përshtatshëm për të gjithë familjen, përfshirë fëmijët dhe bebet nga 6 muajsh, kur ekspozimi në diell është i pashmangshëm. Masat mbrojtëse si hija, veshjet dhe aksesorët mbrojtës mbeten gjithmonë të domosdoshëm.

A është rezistent ndaj ujit?
Po. Megjithatë, rekomandohet riaplikimi çdo 2 orë.

Cili është ndryshimi mes UVA dhe UVB?
Rrezet UVA lidhen kryesisht me plakjen e lëkurës dhe dëmtimet afatgjata, ndërsa UVB janë përgjegjëse kryesisht për djegiet nga dielli. Një mbrojtje broad-spectrum mbron ndaj të dyja llojeve të rrezatimit.

Si duhet ruajtur?
Mbajeni larg dritës dhe nxehtësisë, sidomos gjatë periudhave me temperatura shumë të larta.

A lë white cast?
Jo. Stick-u është transparent gjatë dhe pas aplikimit.

Për rezultate edhe më të mira...

Shiko më shumë