Caudalie Beauty Elixir Prep, Set Makeup, Glow Face Mist

Regular price
Lek 2,100.00
Sale price
Lek 2,100.00
Regular price
Tax included.
Size

Lloji i lëkurës: Të gjitha llojet e lëkurës
Nevoja: Rigjallërim dhe shkëlqim i lëkurës
Tekstura: Mist
Përbërësit kryesorë: Rrush i gjelbër, vaj esencial trëndafili, vaj esencial rozmarine
Përdorimi: Në çdo moment të ditës

Çfarë është?

Një nga produktet ikonike të Caudalie, Beauty Elixir është një mist skincare me 100% përbërës me origjinë natyrale dhe me shumë funksione.

Ndihmon në rritjen e shkëlqimit të lëkurës, në ngushtimin vizual të poreve dhe në fiksimin e make-up-it.

Formula

  • 100% përbërës me origjinë natyrale
Përbërësit kryesorë

Rrush i gjelbër - Hidraton dhe ndihmon në rritjen e shkëlqimit të lëkurës.
Vaj esencial trëndafili - Ndihmon në hidratim dhe në përmirësimin e pamjes së lëkurës.
Vaj esencial rozmarine - I pasur me vajra volatilë, flavonoide dhe acide fenolike.

Përbërësit

aqua/water/eau, alcohol, citrus aurantium amara (bitter orange) flower water, parfum (fragrance)*, rosmarinus officinalis (rosemary) leaf oil, glycerin, mentha piperita (peppermint) oil, commiphora myrrha resin extract, styrax tonkinensis resin extract, melissa officinalis leaf oil, citral, linalool, limonene, geraniol, citronellol, vitis vinifera (grape) fruit extract, helianthus annuus (sunflower) seed oil, tocopherol, farnesol, benzyl benzoate. (403/001)

*Aromë 100% natyrale që përmban citrus aurantium amara (bitter orange) flower oil dhe rosa damascena flower oil.

Përdorimi

Tundeni mirë para përdorimit dhe spërkateni në fytyrë dhe dekolte, duke shmangur zonën e syve.
Mund ta përdorni:

  • në mëngjes, si toner;
  • pas fondatinës, për të fiksuar make-up-in;
  • gjatë ditës, për një efekt freskues dhe më luminous;
  • në mbrëmje, pas heqjes së make-up-it;
  • në qafë dhe dekolte, për freski të menjëhershme;
  • gjatë fluturimeve, për më shumë komfort;
  • pas aktivitetit fizik, për freskim dhe hidratim;
  • gjatë verës, i ruajtur në frigorifer, si mist freskues;
  • për meshkuj, pas rruajtjes.
FAQ

A mund të përdoret gjatë shtatzënisë?
Jo. Marka nuk rekomandon përdorimin e produkteve me vajra esencialë gjatë shtatzënisë ose gjidhënies.

A mund të ekspohemi në diell pas përdorimit?
Nuk rekomandohet ekspozimi i menjëhershëm në diell, pasi formula përmban vajra esencialë dhe alkool që mund të kenë efekt fotosensibilizues.

A është i përshtatshëm për lëkurë me tendencë akneje?
Po, sipas markës është i përshtatshëm edhe për lëkurë me tendencë akneje dhe ofron veprim purifikues.

A është normale të ketë një shtresë vaji në sipërfaqe?
Po. Produkti përmban ujë bimor të distiluar dhe vajra esencialë, ndaj është normale që disa pika vaji të qëndrojnë në sipërfaqe. Tundeni mirë para përdorimit.

A është i përshtatshëm për lëkurë të ndjeshme?
Sipas markës mund të përdoret edhe në lëkurë të ndjeshme, por është veçanërisht i përshtatshëm për lëkurë normale, mikse dhe të yndyrshme.

Për rezultate edhe më të mira...

Shiko më shumë