Brushworks Heatless Flexi Curlers
- Regular price
- Lek 1,100.00
- Sale price
- Lek 1,100.00
- Regular price
6 x Curlers Fleksibël (Shufra të veshura me satin)
Krijoni kaçurrela pa përdorur nxehtësi me Brushworks Heatless Flexi Curlers.
Seti përfshin 6 curlers fleksibël të veshur me satin, që përdoren në flokë të pastër dhe pak të lagësht për të krijuar gjithçka, nga onde të buta deri te kaçurrela më të definuara.
Falë formës fleksibël, fiksohen lehtë dhe mund të lihen gjatë natës derisa flokët të thahen plotësisht.
Përfitimet kryesore
- Krijojnë kaçurrela dhe onde pa përdorur mjete me nxehtësi
- Formati fleksibël lejon krijimin e stileve të ndryshme
- Të përshtatshme për përdorim gjatë natës
-
Ndihmojnë në kursimin e kohës gjatë stilimit në mëngjes
Përdorimi
Filloni me flokë të pastër dhe pak të lagësht dhe ndajini në seksione. Mbështillni secilin seksion rreth curler-it, duke filluar nga majat dhe duke vazhduar drejt kokës. Përkulni skajet e curler-it për ta fiksuar dhe lëreni derisa flokët të jenë tharë plotësisht. Më pas hiqini me kujdes.
Kujdesi & ruajtja
Kur është e nevojshme, pastrojini pas përdorimit dhe ruajini në një vend të freskët dhe të thatë, larg nxehtësisë direkte dhe lagështisë.
FAQ
A përdoren heatless curlers në flokë të lagur apo të thatë? Flokët duhet të jenë pak të lagësht, jo të njomur. Kaçurrelat formohen ndërsa flokët thahen. Nëse janë shumë të lagur, tharja do të zgjasë shumë, ndërsa flokët plotësisht të thatë mund të mos e mbajnë mirë formën.
Sa kohë duhet t’i mbaj heatless curlers? Për rezultat më të fortë, mund t’i lini gjatë gjithë natës. Gjatë ditës, zakonisht mjaftojnë rreth 3–4 orë. Flokët duhet të jenë plotësisht të thatë përpara se t’i hiqni.
Si përdoren heatless curlers? Mbështillni seksione të flokëve pak të lagësht rreth shufrës nga majat drejt rrënjëve, fiksojini dhe lërini derisa flokët të thahen plotësisht. Seksionet më të vogla krijojnë kaçurrela më të forta dhe më të definuara.