Brushworks Ceramic Thermal Rollers Variety Pack

Regular price
Lek 1,100.00
Sale price
Lek 1,100.00
Regular price
Tax included.

9 x rollers termikë prej qeramike (Në 3 madhësi: të vegjël, mesatarë dhe të mëdhenj)

Krijoni kaçurrela elastike dhe volum me Brushworks Ceramic Thermal Rollers Variety Pack.
Seti përfshin 9 rollers velcro të lehtë, me bërthamë qeramike që ndihmon në shpërndarjen uniforme të nxehtësisë. Tre madhësitë e ndryshme ju lejojnë të krijoni stile të ndryshme, nga volum në rrënjë deri te onde dhe kaçurrela më të definuara.
Velcro prej najloni të butë ndihmon që rollers-at të qëndrojnë në vend gjatë stilimit të flokëve të ngrohtë.

Përfitimet kryesore
  • Ndihmojnë në krijimin e volumit, kaçurrelave dhe ondeve
  • Tre madhësi të ndryshme për rezultate të ndryshme stilimi
  • Bërthama qeramike shpërndan nxehtësinë në mënyrë uniforme
  • Velcro i butë prej najloni ndihmon në fiksimin e flokëve
Përdorimi

Ngrohni rollers-at me tharëse flokësh ose përdorini menjëherë pas blow-dry. Ndani flokët e ngrohtë në seksione. Vendoseni roller-in te majat e flokëve dhe rrotullojeni drejt skalpit, më pas fiksojeni. Lërini për të paktën 20–30 minuta dhe prisni derisa flokët të ftohen plotësisht përpara se t’i hiqni me kujdes.

Kujdesi & ruajtja

Ndiqni udhëzimet specifike të kujdesit për produktin. Kur është e nevojshme, pastrojini pas përdorimit dhe ruajini në një vend të freskët dhe të thatë, larg nxehtësisë direkte dhe lagështisë.

FAQ

Si përdoren velcro rollers? Fillimisht bëni blow-dry flokët ose ngrohni rollers-at me tharëse. Ndërsa flokët janë ende të ngrohtë, merrni një seksion, vendoseni roller-in te majat dhe rrotullojeni fort drejt skalpit. Fiksojeni, jepini edhe pak nxehtësi me tharëse dhe lëreni të vendoset.
Sa kohë duhet t’i mbaj rollers-at në flokë? Të paktën 20–30 minuta. Për më shumë volum dhe bounce mund t’i mbani edhe më gjatë. Është e rëndësishme që flokët të ftohen plotësisht përpara se t’i hiqni, pasi forma fiksohet gjatë ftohjes.
Si të krijoj volum maksimal me rollers? Përdorni seksione më të vogla të flokëve. Për pjesën e përparme, përdorni rollers-at e mëdhenj dhe rrotullojini larg fytyrës për të ngritur rrënjët. Pas heqjes, mund ta fiksoni stilimin me hairspray.

Për rezultate edhe më të mira...

Shiko më shumë