Anastasia Beverly Hills Brow Freeze® Dual-Ended Applicator
- Regular price
- Lek 3,400.00
- Sale price
- Lek 3,400.00
- Regular price
Aplikator me dy anë, me spatulë dhe furçë spoolie, i krijuar posaçërisht për aplikimin e dyllit për stilimin e vetullave Brow Freeze®.
Ndihmon në ngritjen, disiplinimin dhe formësimin e çdo qimeje të vetullës për një efekt të ngritur dhe të krehur.
Furça spoolie shpërndan dyllin në mënyrë të njëtrajtshme në vetulla, ndërsa spatula metalike përdoret për të shtypur dhe fiksuar qimet në vend, për një efekt të fortë dhe afatgjatë.
Pse do t’ju pëlqejë?
- Mjet unik me dy anë: furçë spoolie dhe spatulë të sheshtë
- I krijuar posaçërisht për aplikimin e Brow Freeze®
- Ndihmon në formësimin e vetullave sipas stilit të dëshiruar
- I përshtatshëm si për look natyral, ashtu edhe më të theksuar
- Ideal për vetulla të ngritura dhe me efekt feathered
- Ndihmon në disiplinimin e qimeve të trasha, të forta, të drejta, të drejtuara poshtë ose kaçurrela
- I përshtatshëm si për profesionistë, ashtu edhe për përdorim personal
Përdorimi
Me anën e sheshtë të spatulës, merrni një sasi të vogël Brow Freeze®. Nevojitet vetëm një sasi e vogël për të dyja vetullat.
Mbyllni kapakun dhe vendoseni dyllin në pjesën e pasme të kapakut.
Me furçën spoolie, rrotullojeni produktin mbi kapak për ta shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme në furçë. Rrotulloni furçën për të hequr produktin e tepërt. Në vetulla të pastra, shpërndani një sasi të vogël dylli.
Krehini qimet lart dhe në drejtimin e dëshiruar. Duke filluar nga pjesa e përparme drejt fundit të vetullës, përdorni spatulën e sheshtë për t’i shtypur qimet në vend. Formësojini derisa të arrini ngritjen dhe formën e dëshiruar.
Këshilla profesionale
Mbajeni kapakun e Brow Freeze® të mbyllur mirë pas përdorimit.
Pastrojeni aplikatorin rregullisht me pastrues për furça.
Uji i ngrohtë ndihmon në largimin e shpejtë të Brow Freeze® nga furça spoolie.